miku Prill 8, 2017

Kohët e fundit me zhvillimin gjigand të rrjeteve sociale, dhomat e chatit ose ndryshe të njohura si chat rooms janë bërë vend argëtimi, dëfrimi, shoqërie dhe pse jo?

Krijimin dhe gjetjen e miqve të rinj.
Mëposhte po ndajmë me ju të dashur lexues disa nga rregullat e një Dhome Chati (Chat room) që të shmangni kështu rreziqet e mundshme.
1. Kërkoni , pyesni dhe mësoni nga shokë dhe të njohur që përdorin internetin tju tregojnë se cilat chate përdorin dhe preferojnë.
2. Fillimisht , zgjidhni një-dy chate të cilat mendoni se ju interesojnë dhe ndiqni bisedimet që bëhen nga përdoruesit e tjerë. Përpiquni të kuptoni atmosferën e bisedës dhe fillimisht komentoni nga pak derisa të mesoheni me ambientin dhe përdoruesit e tjerë.
3. Bisedoni me përdoruesit e regullt në chat dhe pyetini rreth regullave të cilat egzistojnë në këtë chat.
4. Diskutoni në Dhomën Kryesore (Main) që të filloni të bëheni të njohur dhe të mirëpritur nga përdoruesit e tjerë.
6. Dërgoni mesazhe private, tek njerzit që duket se kanë fituar simpatinë tuaj dhe me shumë mundësi ndoshta përbëjnë për ju dicka më tepër nga një user name në një chat room.
8. Me personat që keni filluar të komunikoni ose që ju pëlqejnë, mos u nxitoni të vazhdoni marëdheniet në nivel personal. Njihuni, bisedoni, dhe vetëm pasi të siguroheni që nuk rrezikoni atëherë edhe mund të vazhdoni marëdhëniet më tej.
9. Përpiquni të mos bëni sherr në chat rooms dhe përgjithsisht mos përdorni sjellje negative apo ofenduese ndaj përdoruesve të tjerë.
Kur hyni në një chat mos filloni gjithmonë me perspektivën e kërkimit të një partneri, erotik apo jo.
Një ngjarje romantike zakonisht vjen atëherë kur nuk e pret dhe rallë kur e kërkon me doemos.
Kini parasysh gjithmonë se keqkuptimet janë shumë të thjeshta në një chat room për arsye të mungesës së ikonës, kshuqë kujdesuni se si i flisni përdoruesve të tjerë akoma dhe nëse ju thjesht bëni shaka.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*