Argëtimi

Përdorimi i internetit është bërë shumë argëtues duke ju mbajtur në kontakt me miqtë dhe familjen tuaj. Ekzistojnë shumë mënyra dhe aplikacione në internet për të bërë biseda ndër të cilat janë: mesazhe të menjëhershme (instant messenger), dhoma diskutimi (chat rooms), lojëra në internet, rrjete sociale dhe shkrime në faqet e mendimeve në internet (blogs).

Gjithashtu përdorimi i telefonit celular është bërë shumë i përhapur ku tani mund të bëni shumë gjëra në telefon që nuk keni mundur t’i bënit më parë. Shumë gjëra zbavitëse mund të bëhen në internet duke përdorur telefonat celularë që ofrojnë të njëjtën ndjesi sikur se kompjuterët.

Dhomat e diskutimit (chat rooms)

Përdorimi i internetit është bërë shumë argëtues duke ju mbajtur në kontakt gjithmonë me miqtë dhe familjen tuaj. Ka shumë mënyra dhe aplikacione në internet për të bërë bisedë ndër të cilat janë: mesazhe të menjëhershme (instant messenger), dhoma diskutimi (chat rooms), lojëra në internet, rrjete sociale dhe shkrime në faqet e mendimeve në internet (blogs). Disa njerëz kanë takuar miqtë e tyre të ngushtë duke biseduar në internet. Por gjithmonë duhet të keni parasysh që ka edhe njerëz të këqinj që përdorin internetin dhe kanë tendenca të liga, kështu që ju duhet të keni kujdes dhe të jeni të sigurt përderisa jeni duke u argëtuar në internet.

Mesazhe të menjëhershme (instant messaging)

Mesazhe të menjëhershme (instant messenger) është një mënyrë shumë e mirë për të biseduar me miqtë dhe familjen tuaj duke ju ofruar privatësi dhe vetëm njerëzit e përfshirë në bisedë mund të shohin atë që është shkruar.

Kur ju komunikoni me miqtë tuaj në këtë aplikacion, mesazhet e shkruara  paraqiten menjëherë  në ekran duke ofruar një bisedë direkte dhe reale. Aplikacioni mundëson që të gjithë miqtë  t’i shihni në formë të listës. Kjo listë tregon kur ata janë në internet në të njëjtën kohë me ju që ju mundëson të bisedoni me ta. Duke biseduar me miqtë tuaj në internet, ju mund të përdorni kamerën duke ju mundësuar të shiheni direkt dhe të bisedoni me zë në të njëjtën kohë edhe nëse ata janë në një shtet tjetër.

Përdorimi i mesazheve elektronike (email) është një mënyrë shumë e veçantë për të komunikuar me miqtë dhe familjen tuaj. Mesazhet elektronike tashmë janë bërë pjesë e punës së përditshme në shumë biznese dhe institucione për komunikim zyrtar.

Ju mund të dërgoni mesazhe elektronike tek shumë njerëz në të njëjtën kohë kudo që gjenden në botë. Gjithmonë kur dërgoni mesazhe elektronike marrësit duhet të jenë njerëz të njohur për ju.

Telefoni celular

Përdorimi i telefonit celular është një mënyrë tjetër argëtuese duke ju mundësuar të bisedoni me miqtë dhe familjen tuaj. Ju mund të përdorni atë për të biseduar me njerëzit dhe të dërgoni mesazhe me tekst. Telefonat celular tanimë mundësojnë të dërgoni fotografi dhe xhirime të ndryshme. Gjithashtu ju mund të zgjidhni tonet e ndryshme kumbuese. Shumica e telefonave që njerëzit përdorin në ditët e sotme kanë edhe një aparat fotografik të integruar në telefon. Andaj ju mund të bëni fotografi në çdo kohë që ju doni dhe të ua dërgoni atë miqve tuaj.

 

Rekomandohet që numrin tuaj të telefonit celular ta kenë vetëm njerëzit që ju i njihni, në mënyrë që të mos merrni telefonata apo mesazhe nga njerëz të panjohur të cilët mund të ju  shqetësojnë për gjëra të ndryshme.

 

Keni kujdes, mbani në mend:

  • Mos e postoni numrin tuaj mobil në profile. Tregoni numrin e telefonit tuaj vetëm atyre që i njihni dhe ju besoni.
  • Mos lejoni të panjohurit të përdorin telefonin tuaj mobil.
  • Asnjëherë mos iu përgjigj ngacmuesve. Mos i lexoni mesazhet e tyre, bllokoni ata persona dhe mos komunikoni me ta.
  • Nëse dikush ju ngacmon apo shqetëson përmes mesazheve, ruani dëshmitë dhe mundohuni ta identifikoni personin i cili ju ngacmon!

Forumet në internet

Forumet e diskutimit në internet janë një vend për të takuar njerëz me të cilët  ju mund të flisni për të gjitha gjërat që ju pëlqeni. Në forume ju mund të flisni për muzikë, sport dhe filma ose gjëra që juve ju interesojnë. Në internet mund të gjeni forume të ndryshme që ju japin mundësi të flisni për të gjitha gjërat që ju pëlqeni dhe madje të takoheni me njerëz që duan të njëjtat gjëra si ju. Ju mund të lexoni mesazhet që janë shkruar nga njerëzit e tjerë dhe mund t’i përgjigjeni mesazheve duke shtuar përgjigjet apo idetë tuaja. Gjithashtu mund të shkruani një mesazh të ri apo postoni pyetje për ndonjë gjë që juve ju intereson.

Keni kujdes, mbani në mend:

  • Gjithmonë lexoni rregullat e përdorimit të forumit.
  • Bëhu i sjellshëm dhe respekto të tjerët. Mos i gjyko të tjerët në forume lidhur me racën, fenë, gjininë etj. dhe mos posto mesazhe me përmbajtje fyese.
  • Mos përdorni emrin tuaj të vërtetë gjatë diskutimeve në forume. Përdorni pseudonime sepse në shumicën e forumeve ju nuk mund t’i fshini informatat tuaja personale .

Rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë bërë shumë të përhapura në kohët e fundit duke ju mundësuar të njoftoheni më afër me aktivitetet e miqve tuaj dhe njëkohësisht të komunikoni me ta. Disa nga rrjetet sociale më të njohur janë Facebook dhe Twitter.

 

Ju mund të krijoni faqen tuaj  personale dhe të përfshini shumë informacione si: shkolla që ju ndjekni, muzika dhe sporti juaj i preferuar. Gjithashtu ju mund të keni një dritare në këto faqe ku ju mund të shkruani mendimet tuaja të përditshme dhe të ftoni njerëzit të japin komentet e tyre.

 

Rrjetet sociale ju mundësojnë të postoni muzikë dhe video dhe gjithashtu të shtoni fotografitë tuaja dhe të miqve tuaj. Por është shumë me rëndësi që t’i pyesni miqtë tuaj nëse ata ju lejojnë që ju të postoni në faqën tuaj ndonjë nga fotografitë e tyre. Për të rritur numrin e shokëve dhe shoqeve, ju mund të ftoni miqtë tuaj për të pasur qasje në faqen tuaj dhe ju njëkohësisht të keni qasje në faqet e tyre. Çdo informatë e juaja personale që ju shtoni në këto faqe mund të shihet nga kushdo në botë.

 

Kur hapni profilet tuaja në faqet e rrjeteve sociale, gjithmonë duhet të keni kujdes se çfarë informacioni përfshini në profilin tuaj. Të jeni të vetëdijshëm se informatat dhe fotografitë tuaja në profilin tuaj mund të shihen nga kushdo nëse nuk i rregulloni kontrollet e privatësisë. Pra, nëse  ju nuk ndjeheni rehat me këtë fakt, atëherë me mirë të mos i publikoni ato në profilin tuaj dhe mos t’i bëni publike. Nëse nuk do dëshironit që një shkrim apo koment të shihet nga prindërit, familjarët, apo ndonjë person i caktuar, më mirë mos e postoni atë.

 

Keni kujdes, mbani në mend:

  • Sigurohuni që në profilin tuaj nuk keni vënë ndonjë informacion personal, siç janë numrin juaj i telefonit, email  adresa personale, adresa e shtëpisë  ose emri i shkollës tuaj.
  • Me atë që ju postoni në internet, nëse një herë ju postoni diçka online (fjalë, foto, video), ju humbni kontrollin mbi atë informacion. Ky informacion mund të kopjohet, prehet dhe të ngjitet  Kjo përfshin profilet private.
  • Pranoni kërkesa për shoqërim vetëm nga njerëzit që i njihni personalisht.
  • Mëso për rregullat e privatësisë dhe përditësoni ato shpesh.
  • Mos e tregoni vendndodhjen tuaj.

Shkarkimi dhe Postimi në internet

Shkëmbimi i muzikës, filmave apo fotografive me miqtë tuaj është një pjesë argëtuese që ofron interneti dhe aplikacionet tjera të lidhura me internet. Por gjithmonë duhet të keni kujdes kur shkarkoni muzikë, filma, dhe fotografi pasi që ato mund të përmbajnë viruse apo imazhe të këqija. Nëse dëshironi të shkarkoni muzikë apo video të reja, rekomandohet që ta bëni atë në nga faqet e njohura ku edhe mund të kërkohet të paguani për çdo muzikë apo video që ju dëshironi.

Gjithashtu faqet si youtube ofrojnë një numër të madh të videove të cilat ju mund t’i shikoni dhe të ngarkoni videot tuaja që njerëzit tjerë mund t’i shikojnë ato. Por duhet ta keni parasysh që çdokush mund të ngarkojë video të ndryshme dhe ju mund të përfundoni duke shikuar diçka të  tmerrshme. Rekomandohet që gjithmonë të kërkoni nga një i rritur se çka dëshironi të shikoni apo shkarkoni nga interneti.

Shkarkimi nga interneti mund të ju fus në telashe. Disa faqe në internet ofrojnë muzikë, fotografi apo lojëra të cilat ju mund t’i shkarkoni falas. Por shumica e këtyre faqeve ofrojnë këto gjera falas me qëllim që të shpërndajnë viruse të ndryshme. Nëse ju shkarkoni muzikë apo lojëra nga faqet e panjohura, ekziston mundësia që të futni shumë virusë në kompjuterin tuaj që mund të dëmtojnë kompjuterin dhe të cilat mund të paraqesin pamje negative pa pëlqimin tuaj.

 

Gjëja më e mirë për të bërë është të kërkoni nga një i rritur në familjen tuaj për të shkarkuar diçka që ju dëshironi, kështu që ju nuk futeni në telashe.

 

Lojërat në internet

Lojërat në internet janë një vend ku ju mund të luani lojëra të ndryshme me shumë njerëz nga e gjithë bota. Ju mund të luani me njerëz që ju njohin dhe gjithashtu me njerëz që nuk ju njohin. Lojërat në internet janë mënyra shumë të veçanta për t’u argëtuar dhe njëkohësisht për t’u takuar me shumë miq të rinjë që ju mund të vazhdoni të bisedoni direkt përmes internetit.

Diciplina në internet

Interneti është po thuajse si bota jonë reale. Internetin e përdorin të gjithë njerëzit anë e kënd botës për nevojat e tyre të ndryshme. Disa nga ata njerëz e përdorin internetin për qëllime të mira dhe disa e përdorin atë për qëllime të këqija.

Është me rëndësi që ju të përdorni internetin për qëllime argëtimi duke mos ofenduar, fyer apo edhe keqpërdorur ndonjë person që ju nuk e njihni. Edhe pse ju nuk mund ta shihni personin tjetër gjatë komunikimit në bisedat në internet apo në rrjetet sociale, gjuha që ju përdorni duhet të jetë shumë e pastër duke mos lejuar asnjëherë të ofendoni apo fyeni dikë në internet që mund të rezultojë deri tek ndonjë incident eventual apo ballafaqim me diçka të jashtëligjshme.

Por, nëse ballafaqoheni me ndonjë gjë të papërshtatshme në internet ose ndonjë person gjatë komunikimit në internet ju ofendon apo ju thotë gjëra të këqija, atëherë patjetër duhet t’i njoftoni prindërit tuaj apo mbikëqyrësin tuaj që të ju ndihmojë dhe ta ndalojë atë dukuri që ju vjen nga ai person në internet.

mikuSiguria dhe InternetiArgëtimi Përdorimi i internetit është bërë shumë argëtues duke ju mbajtur në kontakt me miqtë dhe familjen tuaj. Ekzistojnë shumë mënyra dhe aplikacione në internet për të bërë biseda ndër të cilat janë: mesazhe të menjëhershme (instant messenger), dhoma diskutimi (chat rooms), lojëra në internet, rrjete sociale dhe shkrime në...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com