Të shkuara janë ditët kur në shtëpi një fëmijë ishte larg nga ngacmimet në shesh lojërash ose në lagje. Interneti është një shesh lojërash i ri dhe është gjithmonë i hapur. Nxënësit me njohuri të përdorimit të internetit tani shfrytëzojnë atë për të ngacmuar shokët e tyre duke përdorur një metodë të re ngacmimi – Sajberdhunën, i cili bëhet me paramendim dhe shkakton dëm të përsëritur (dmth. ngacmime, poshtërime, apo kërcënime me tekst ose fotografi) që shkaktohen nëpërmjet internetit, teknologjive interaktive ose telefonave mobil. Fëmijët që janë viktimë e sajberdhunës nuk kanë nga të ikin – fëmijët mund të ngacmohen në çdo kohë, kudo.

Sajberdhuna po ashtu mund të shkaktohet edhe aksidentalisht. Për shkak të natyrës së komunikimit online për shumë mesazhe apo e-maila është vështirë të përcaktohet toni i dërguesit, shakaja e një personi mund të jetë ofendim i rëndë për një person tjetër. Megjithatë, dërgimi i njëpasnjëshëm i e-mailiave, mesazheve, dhe postimeve rrallëherë është i paqëllimshëm.

Studimi i realizuar nga Qendra FIT në fillim të vitit 2012, për sigurinë e fëmijëve në internet, ka treguar se tridhjetë e shtatë për qind (37%) e adoleshentëve të moshës 9-16 vjeç (në Prishtinë) kanë përjetuar një lloj të Cyber dhunës në vitin e kaluar.

Burimi: InternetiSigurte.org

http://chatoshqip.com/tema/wp-content/uploads/2017/03/cyber-ngacmim.pnghttp://chatoshqip.com/tema/wp-content/uploads/2017/03/cyber-ngacmim-150x150.pngmikuSiguria dhe InternetiTë shkuara janë ditët kur në shtëpi një fëmijë ishte larg nga ngacmimet në shesh lojërash ose në lagje. Interneti është një shesh lojërash i ri dhe është gjithmonë i hapur. Nxënësit me njohuri të përdorimit të internetit tani shfrytëzojnë atë për të ngacmuar shokët e tyre duke përdorur...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com