miku Maj 20, 2017

Pse disa hiqen si «të fortë» me të tjerët?
Kush bëhet më tepër shënjestër?
Ç’mund të bësh nëse të bien në qafë?
Pyetesore !!!
Pergjigjet e pyetesorit !
Ngacmimi nga «të fortët» ose fenomeni bullying nuk është gjë e vogël.
Sipas një studimi më tepër se 40 për qind e vetëvrasjeve te të rinjtë duket se vijnë nga këto ngacmime.
1. Çfarë është fenomeni bullying?
Këtu nuk futen vetëm sulmet fizike.
Mund të përfshihen edhe rastet e mëposhtme.
Sulmet me fjalë.
«Vajzat mund të tregohen brutale në të folur,
—thotë Selina 20-vjeçare.
—S’do t’i harroj kurrë sharjet e tyre dhe gjërat që më thoshin. Më bënin të ndihesha e pavlerë, e padëshiruar dhe kot fare.
Më mirë të më kishin rënë me grusht.»
Veçimi nga shoqëria.
«Shokët e klasës filluan të më shmangnin,—thotë Ajsi 18-vjeçare.
—Bënin të dukej sikur nuk kishte vend për mua në tavolinë, që të mos haja drekë me ta. Për një vit të tërë qaja dhe haja vetëm.»
Ngacmimi kibernetik.
«Vetëm duke shtypur disa taste në tastierën e kompjuterit,
—thotë Danieli 14-vjeçar,
—mund t’ia nxish reputacionin dikujt, madje edhe jetën.
Mund të duket e ekzagjeruar, por ndodh.»
Ngacmim kibernetik do të thotë të dërgosh fotografi ose mesazhe të sikletshme nëpërmjet celularit.
Pse disa hiqen si «të fortë» me të tjerët?
Ja disa arsye.
1. Ata vetë kanë qenë viktimë.
«Ma kishin sjellë në majë të hundës bashkëmoshatarët që më keqtrajtonin, kështu që fillova të bëja si ata që të më pranonin në shoqëri,—pranon një djalë me emrin Antonio.
—Më vonë kuptova çfarë po bëja dhe sa e gabuar ishte.»
2. Rrethohen nga shembuj jo shumë të mirë.
«Shpesh të rinjtë i keqtrajtojnë të tjerët… njësoj siç bëjnë prindërit, vëllai a motra e madhe ose të afërmit»,
—thotë Jay McGraw në librin e tij Life Strategies for Dealing With Bullies.
3. Hiqen si më të lartë se të tjerët, por në të vërtetë janë të pasigurt.
«Fëmijët që bëjnë si të fortë sillen si më superiorë se të tjerët, por shpesh kjo është një maskë për të mbuluar deshiren e tyre emocionale të thella dhe ndjenja pavlefshmërie»,
—shkruan Barbara Coloroso në librin e saj
The Bully, the Bullied, and the Bystander.

ngacmimi ne interne bullying

Kush bëhet më tepër shënjestër?
Vetmitarët. Disa të rinj që kanë vështirësi me marrëdhëniet shoqërore, veçohen nga të tjerët dhe bëhen më kollaj shënjestër e «të fortëve».
Ata që duken ndryshe. Disa të rinj sulmohen nga «të fortët» për shkak të pamjes së jashtme, racës, fesë e madje për shkak të kufizimeve fizike—çdo gjë ku mund të kapet ngacmuesi.
Të pasigurtit në vetvete.
Ngacmuesit e dallojnë kush mendon keq për veten. Këta bëhen më kollaj pre e tyre, ngaqë zakonisht nuk ta kthejnë.

Ç’mund të bësh nëse të bien në qafë?
Mos reago.
«Ngacmuesit duan të dinë se ia kanë dalë të mendoni keq për veten,—pohon një vajzë me emrin Ana .
—Nëse ti nuk reagon, humbasin interesin.»
Mos ia kthe me të njëjtën monedhë.
Hakmarrja nuk e zgjidh, por e përkeqëson problemin.
Shmangi telashet.
Evito sa të mundesh njerëzit dhe situatat ku mund të të ngacmojnë.
Befasoji.
” Përgjigjja e butë e largon tërbimin.”
Ktheja me sportivitet.
Për shembull, nëse dikush të thotë që je i shëndoshë, mund të ngresh supet e të thuash:
«S’do ishte keq t’i humbja ca kile!»
Ik! «Heshtja do të thotë se je i pjekur dhe më i fortë se ai që po të ngacmon,—thotë Nora 19-vjeçare.
—Është shenjë vetëkontrolli, diçka që ngacmuesi nuk e ka.»
Ki besim në vetvete.
«Ngacmuesit e vënë re kur je në siklet,—thotë Rita,
—dhe mund ta përdorin për të të hequr edhe atë pak vetëbesim që të ka mbetur.»
Fol me dikë.
Sipas një sondazhi, më shumë se gjysma e viktimave që ngacmohen nëpërmjet Internetit nuk tregojnë çfarë po ndodh, ndoshta nga turpi (sidomos djemtë) ose frika e hakmarrjes.
Por, mos harro, ngacmuesit atë duan, të mos tregosh.
Kur i tregon dikujt, hedh hapin e parë për t’i dhënë fund makthit.

Këshilla nga bashkëmoshatarët
«Shmang vendet ose situatat ku do ta ketë të lehtë të të ngacmojë.
Ki parasysh se edhe ata kanë problemet e tyre.
Kur e di këtë, fjalët e tyre nuk të bëjnë të ndihesh dhe aq keq.»
—Emanueli __
«Ki besim në vetvete.
Mos ki frikë të mbrosh bindjet e tua.
Shumë prej ngacmuesve sprapsen kur shohin që t’i nuk i lë të fitojnë epërsi mbi ty dhe që nuk ke frikë.»—Xhesika.
Opinioni i një mësueseje
«Ngacmimet janë problem serioz. Në shkollën ku jap mësim, nxënësit zihen në mes të klasës, madje edhe ata në klasë të tretë. Disa fëmijëve u pëlqen roli i ‘të fortit’, sepse kjo u jep popullaritet dhe mundësi të kenë në dorë gjithçka.
Shpesh viktimat ngurrojnë t’u tregojnë të tjerëve, sepse kanë frikë se mos ngacmuesi do të marrë hak ose se mos shokët e klasës i quajnë spiunë.
Gjithashtu, s’kanë besim se mund të përmirësohet situata. Por unë u them të gjitha viktimave që të tregojnë.
Kjo është e drejtë dhe mund të ndihmojë që të mos bëhet viktimë dikush tjetër.»—Aida , mësuese ne nje nga shkolla e Durresit .

Pyetësor
E vërtetë apo genjeshter
1. Fenomeni bullying ka ekzistuar për mijëra vjet.
___________________________________________________
2. Ngacmimet janë vetëm tallje të padëmshme. Nuk janë diçka serioze.
___________________________________________________
3. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund është duke ua kthyer.
___________________________________________________
4.Nëse të ngacmojnë, e ke vetë fajin.
___________________________________________________
5. Disa që kanë qenë viktima të ngacmimeve kthehen edhe vetë në ngacmues.
___________________________________________________
6.Nëse vëren që dikë po e ngacmojnë, është më mirë të shohësh punën tënde.
___________________________________________________
7.Pas të folurit prepotent shpesh fshihet pasiguria e ngacmuesit.
___________________________________________________
8. Ngacmuesit mund të ndryshojnë.
___________________________________________________
PËRGJIGJE
1. E vërtetë.
2. E rreme. Ngacmimet mund të jenë çështje jetë a vdekje. Fatkeqësisht, disa që kanë qenë prej kohësh viktimë e tyre kryejnë vetëvrasje.
3. E rreme. Ngacmuesit shpesh janë më të fortë se viktimat, prandaj është e kotë t’u kundërvihesh.
4. E rreme. Askush nuk meriton të ngacmohet. I vetmi përgjegjës në këtë mes është ai që ngacmon.
5. E vërtetë. Mjerisht, disa e nxjerrin dufin duke i trajtuar të tjerët siç i kanë trajtuar edhe ata.
6. E rreme. Spektator të pafajshëm nuk ka. Nëse sheh një rast të tillë dhe nuk tregon, mund të bëhesh bashkëpunëtor i problemit, jo i zgjidhjes.
7. E vërtetë. Megjithëse disa ngacmues janë të sigurt e arrogantë, shumë të tjerë janë të pasigurt dhe ulin të tjerët për t’u ndier vetë më lart.
8. E vërtetë. Me ndërhyrjen dhe ndihmën e të tjerëve, mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe sjelljen.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*