Interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, e të rriturve dhe fëmijëve. Interneti ka revolucionarizuar jetën e njerëzve, duke ofruar pakufi shumë informata, njohuri dhe përmbajtje argëtuese, si për rriturit, ashtu edhe për të fëmijët.

Mirëpo, ekziston një numër i madh i rreziqeve potenciale që rrezikojnë privatësinë dhe sigurinë e shfrytëzuesve të tij, veçanërisht privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve, adoleshentëve  dhe familjeve të tyre. Në moshën dixhitale, çdo fëmijë është vetëm një klik larg nga pornografia e turpshme, grabitqarët, dhe kërcënimet e reja – cyber dhuna dhe ‘sexting’ – që janë gjithashtu duke u përhapur metë madhe në botën Online. Asnjë fëmijë nuk është imun ndaj këtyre rreziqeve në internet.

Prindërit, edukatorët dhe të rriturit e tjerë janë vija e parë e mbrojtjes kundër kërcënimeve online. Për fat të keq, shumë prindër janë të painformuar ose nuk janë të pajisur mirë me dituri për t’u marrë me çështjet e sigurisë në internet dhe kanë nevojë për ndihmë të besueshme nga jashtë.

Naiviteti, jopërvoja dhe sinqeriteti i pastërt i fëmijëve mund t’i çoj ata drejt rreziqeve online.

Disa nga shenjat se fëmija juaj mund të rrezikohet On-line janë:

  • Fëmija juaj shpejt e ndryshon ose e fik monitorin e kompjuterit, kur ju afroheni.
  • Fëmija juaj bëhet i tërhequr nga familja
  • Fëmija juaj shpenzon sasi të madhe të kohës on-line, sidomos gjatë natës.
  • Fëmija juaj merr telefonata nga njerëz të panjohur, ose bën thirrje, nganjëherë në distancë të gjatë, në  numrat që ju nuk i njihni.
  • Ju gjeni pornografi në kompjuterin e fëmijës suaj.
  • Fëmija juaj merr mail, dhurata, ose paketa nga dikush që ju nuk e njihni.
  • Fëmija juaj është duke përdorur një llogari on-line që i përket dikujt tjetër.
mikuInterneti dhe FemijetSiguria dhe InternetiInterneti është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, e të rriturve dhe fëmijëve. Interneti ka revolucionarizuar jetën e njerëzve, duke ofruar pakufi shumë informata, njohuri dhe përmbajtje argëtuese, si për rriturit, ashtu edhe për të fëmijët. Mirëpo, ekziston një numër i madh i rreziqeve potenciale që rrezikojnë privatësinë dhe...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com