Interneti është po thuajse si bota jonë reale. Ai është një rrjet global i kompjuterëve të lidhur që janë në gjendje të komunikojnë nëpërmjet linjave telefonike, kabllove dhe satelitëve. Lidhja me internet ju mundëson për të transmetuar dhe shpërndarë informacione në formën e tekstit, fotografisë, videos, muzikës etj.

Çdokush mund të lidhet me internet në qoftë se ka një kompjuter që është i lidhur në internet dhe ka një llogari me një ofrues të shërbimit të internetit. Interneti nuk ka ndonjë vendndodhje të caktuar, apo ndonjë seli qendrore. Ai është i projektuar për të vepruar nga shumë vende të ndryshme. Asnjë  organizatë apo individ në botë  nuk është pronar i internetin, por secili shtet nxjerr ligje në lidhje me përdorimin ose përmbajtjen e tij.

Pasi të jeni lidhur në internet ju mund të hyni në një shumëllojshmëri të aktiviteteve të quajtura shërbimet e  internetit. Përparimi i teknologjisë ka rritur në mënyrë të vazhdueshme numrin e shërbimeve të ofruara në internet.

Shërbimet më të popullarizuara në internet që aktualisht përdoren janë:

Shfletimi i faqeve të internetit (anglisht: web Browsing) – bëhet duke përdorur një program të veçantë për shfletim, siç janë: Internet Explorer, Firefox Google Chrome e të ngjashme, për të kërkuar dhe shikuar faqe të internetit,  të cilat mund të kenë tekst, fotografi, muzikë, video, etj.

E-mail – është një shërbim  që ju lejon të dërgoni mesazhe të shkruara,muzikë, video etj, tek një person tjetër nëpërmjet internetit. Mesazhet ruhen në kompjuter dhe lexohet kur personi tjetër (marrësi) kontrollon e-mail adresën e tij.

Chat  – përdoret për të dërguar mesazhe të menjëhershme për njerëzit e tjerë që janë të kyçur në “chat”, d.m.th krijohet një lloj bisede virtuale. Këto biseda  mund të bëhen me miqtë apo me të panjohurit. Dhomat e chatit (anglisht: chat rooms) janë vende virtuale të takimit ku njerëzit takohen për të komunikuar dhe  dërguar mesazhe njeri tjetrit.

Forumet  – janë vende virtuale në internet ku njerëzit mund të postojnë mesazhe në lidhje me një temë. Njerëzit me interesa të ngjashme mund të lexojnë mesazhet dhe postojnë përgjigje.

Çfarë duhet të dini ju për të qenë të sigurt në internet?

Ju mund të bëni një mori aktivitetesh në internet, mirëpo gjithmonë duhet ta keni parasysh se internetin e përdorin shumë njerëz anë e kënd botës për arsye të ndryshme. Disa e përdorin për qëllime të mira dhe të tjerët e përdorin atë për qëllime të këqija. Më poshtë ju mund të gjeni disa shërbime që ofron interneti e që më së shumti fëmijët i përdorin këto shërbime. Për më shumë, ne kemi ofruar edhe disa udhëzime se si të veproni për të qenë më të sigurt në aktivitetet online.

Në këtë faqe ju do të mund të lexoni këshilla të shumta se si ta përdorni internetin si një botë që do t’ju sjellë argëtim gjatë kohës suaj të lirë dhe njëkohësisht të jeni të sigurt dhe të shmangni përdorimin e gjërave që janë të kundërligjshme.

Burimi: InternetiSigurte.org

mikuInterneti dhe FemijetInterneti është po thuajse si bota jonë reale. Ai është një rrjet global i kompjuterëve të lidhur që janë në gjendje të komunikojnë nëpërmjet linjave telefonike, kabllove dhe satelitëve. Lidhja me internet ju mundëson për të transmetuar dhe shpërndarë informacione në formën e tekstit, fotografisë, videos, muzikës etj. Çdokush mund...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com