Kushtet e Përdorimit

Kanali #Shqiperia, më popullori dhe më i madhi i rrjetit Fajtori që të funksionojë saktë dhe pa probleme, duhet të rrethohet nga disa rregulla, të cilat duhet të ndiqen nga të gjithë që ndodhen brenda kanalit, pa përjashtime. Ndër të tjera nuk lejohen:

TEXT FLOODING

Termi “text flooding” është shfaqja masive e rrjeshtave të tekstit brenda kanalit (ose se dikush shkruan *tmerrësisht* shpejt, ose se kopjojmë një pjesë artikulli).
Askush nga përdoruesit nuk është i detyruar ti mbushet ekrani me rrjeshta teksti të padobishme, në momentin qe ndjek një bisede brenda kanalit.
Rregull baze: jo më shumë se 5 rrjeshta të tekstit për 3 sekonda.

TEXT REPEATING

Termi “text repeating” është ripërsëritja e të njëjtës fjali në kohë të shkurtër.
Nëse dëshironi të thoni dicka, shkruajeni *një* herë pa vështirësuar përdoruesit e tjerë të ndjekin atë që u intereson në kanal.

PERDORIMI I GERMAVE TE MEDHA(CAPS LOCK)

Në botën e IRC, ku të gjitha reflektojnë vetëm me përdorimin e karaktereve qoftë shprehje, mendime, emocione, përdorimi i GERMAVE TE MEDHA jep përshtypjen se bërtasim për të thënë dicka, kjo është tepër e bezdisshme dhe e lodhshme.
Përdorni gërma “të vogla” për të shkruar atë që dëshironi, duke i respektuar në këtë mënyrë përdoruesit e tjerë.

PERDORIMI BOLD

Disa IRC clients (larg nga bota fantastike e mIRC) dështojnë të përkthejnë saktësisht karakteret me bold dhe me ngjyra. Për këtë arsye, përdorimi i karaktereve me ngjyrë në #Shqiperia ndërpritet (flag +c).
Përpiquni të shmangni sa të mundeni përdorimin e karaktereve me bold.

CLONING

Termi “cloning” është hyrja masive ose egzistenca e clients të shumtë nga e njëjta Ip/Host në kanal ose në rrjet. Dicka e tillë mundëson qëllimet e mëposhtme:
flooding në kanal, mashtrimin e përdoruesve të tjerë, angazhimin e burimeve të sistemeve të rrjetit etj. clones që diktohen brenda kanalit, ndëshkohen me KICK dhe në rast vazhdimi të hyrjes së tyre, me KICK/BAN (gjithashtu mund të perdoren dhe komandat KILL dhe AKILL nga IRC operators).
Përvecësim përbejnë këtu disa netcafes të cilat duke përdorur zakonisht një lidhje të vetme dialup ose ISDN, me programe si WinGate shfaqen në internet me të njejtin host.
Dicka e tillë edhe pse është absurde, bën operatorët e kanalit të jenë më të kujdesshem në diktimin e clones.
Për të shmangur keqkuptimet, nëse një operator kanali detyrohet të ndalojë hyrjen në #Shqipëria të një netcafe të tille, nuk mban asnjë përgjegjësi.

OFENDIMI I PERDORUESVE TE TJERE

Mos harroni se të gjithë përdoruesit hyjne në një kanal (dhe në IRC) për të shijuar kohën e tyre të lirë dhe të bisedojnë me përdoruesit e tjerë.
Kështu që do duhet të respektoni bashkëbiseduesit tuaj, pa i ofenduar dhe (aq me keq) ti shani apo ti kërcënoni.
I ndaluar gjithashtu është dhe përdorimi i pseudonimeve ofenduese që kanë për qëllim kërcënimin dhe ofendimin e përdoruesve të tjerë.

KERKESAT E VAZHDUESHME AOP(@)

Kërkesat për aop në #Shqiperia nuk merren parasysh sidomos kur behen brenda kanalit në chat, kërkesat për aop do të lejohen vetëm nga forumi në adresën www.futjakot.com.

REKLAMAT

Në #Shqiperia sic u përmend më lart, lejohet cdo lloj bisedimi i lirë që nuk ofendon përdoruesit e kanalit.
Por ndalohet rreptësisht reklamimi i cdo lloji dhe përmbajtjeje me cdo mënyrë (msg, notice etj).

KLASIFIKIMET

#Shqiperia u themelua me qëllim bashkimin e gjithë shqiptarëve, t’u japë mundësinë të bisedojnë dhe të shkëmbejnë idera.
Për shkak të trafikut të madh që paraqet, ka shumë që e konsiderojnë si një terren ushqyes për të gjitha llojet e klasifikimeve, personale ose jo.
Kjo jo vetëm që e komplikon bisedën, por shkakton indinjatë tek përdoruesit e tjerë dhe “ftohtësi” në kanal.
Stafi Fajtori respekton plotësisht preferencat personale, besimet fetare dhe politike, problemet dhe shqetesimet e cdo përdoruesi.
Megjithatë, rekomandohet që cdo përdorues të rrespektojë përdoruesit e vet, dicka që fatkeqsisht nuk ndodh gjithmonë.
Në raste të tilla, është e nevojshme ndërhyrja e administratorëve të rrjetit për të lehtësuar situatat për të mirën e shumicës.
Për këto arsye, administrata menaxhuese e rrjetit Fajtori vendosi të themelojë kanale të tjera tematike (chat rooms) gjithkush që ka për qellim klasifikimet.
Specifikisht, llojet e preferencave personale do të drejtohen tek #shembull, #shembull1, #shembull2, etj.
Ata që deshirojnë të blejnë/shesin një send, do të drejtohen tek #shembulli1, #shembulli2, etj.
Rezervojmë të drejta për ndryshime tek kategoritë dhe kanalet që do të dergohen përdoruesit që largohen.
Përdoruesit që deshirojnë qëndrimin e tyre në #Shqiperia, do duhet të pershtatin sjelljen dhe pseudonimet e tyre sipas rregullores së kanalit.
Mund të kërkoni t’ju lejohet përsëri hyrja, me kusht që të ndaloni të shqetësoni bashkëbiseduesit tuaj.
Nëse kjo realizohet dhe kur, vendoset nga operatori që ju ka larguar.
Nëse mendoni se një operator abuzon dhe keqpërdor statusin e tij, jeni të lutur të na postoni shkrimet bindëse në forumin www.futjakot.com.

mikuKushtet e PerdorimitKushtet e Përdorimit Kanali #Shqiperia, më popullori dhe më i madhi i rrjetit Fajtori që të funksionojë saktë dhe pa probleme, duhet të rrethohet nga disa rregulla, të cilat duhet të ndiqen nga të gjithë që ndodhen brenda kanalit, pa përjashtime. Ndër të tjera nuk lejohen: TEXT FLOODING Termi 'text flooding' është...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com