miku Mars 30, 2017

Pornografia është bërë gjithnjë e më  e arritshme, dhe në dispozicion të lirë, dhe kjo është një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e fëmijëve tanë online. Sot, çdo fëmijë ka qasje të pakufizuar në internet është vetëm një klik larg që të shikojë, qëllimisht ose aksidentalisht, materiale seksuale online, nga pornografia e të rriturve, materialet verbale që përshkruajnë aktet grafike seksuale, orgjitë, brutalitetin, dhe dhunën. Edhe materiali që përshkruan abuzimin seksual aktual të një fëmije (pornografinë e fëmijëve), që gjendet vetëm në tregun e zi, është në dispozicion dhe i arritshëm në internet. Përmes internetit, shumë nga ky material ‘jonormal’ ka hyrë në rrjedhë, duke ndikuar direkt në zhvillimin e shëndetshëm seksual të fëmijëve tanë.

Çfarë është Pornografia?

Pornografia mund të mendohet si të gjitha materialet seksuale që kanë për qëllim kryesor të nxisin lexuesin, shikuesin, apo dëgjuesin. Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se ekzistojnë katër kategori të pornografisë që mund të përcaktohen të paligjshme, të cilat  përfshijnë: materiale të pahijshme, materiale të dëmshme për të miturit, gjërat e turpshme, dhe pornografinë e fëmijëve.

  1. materiale të pahijshme përfshijnë mesazhe ose fotografi në telefon, radio, apo transmetime në TV ku janë përshkruar pamje të organeve seksuale ose aktivitete seksuale e që janë dukshëm fyese. Ky material shpesh është përmendur si “lakuriqësi seksuale” dhe “fjalë të pista.”
  2. materiale të turpshme (“hard-core pornografi”) janë materiale grafike që fokusohen mbi seksin dhe  dhunën seksuale. Ato përfshijnë akte seksuale grafike, ekspozim të fëlliqur të organeve gjenitale, dhe aktivitetet e devijuara të tilla si seksi në grup, brutalitet, tortura, incesti.
  3. pornografia e fëmijëve është material që vizualisht përshkruan fëmijë nën moshën 18 vjeç të angazhuar në veprimtari aktuale ose të simuluar seksuale, duke përfshirë ekspozim të fëlliqur të organeve gjenitale.

Në Shtetet e Bashkuara është e paligjshme për të prodhuar, shpërndarë, ose për të pasur pornografi të fëmijëve!

Burimmi: InternetiSigurte.org

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*