Anonimiteti i internetit ofron maskim të përkryer për një grabitqar me përvojë për të vepruar. Njohuria e grabitqarëve mbi temat e caktuara të adoleshentëve është po aq e saktë sa aftësia e për të folur zhargonin që adoleshentët e përdorin gjatë komunikimit të tyre në internet.

Në jetën e përditshme (offline) pedofilët zakonisht kanë vepruar në izolim (të vetmuar). Kurrë më parë pedofilët nuk kanë pasur mundësi të komunikojnë më lirshëm dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin sesa që tani mund ta bëjnë përmes internetit. Komunikimi i tyre në internet ofron miratimin online (përmes internetit) – për sjelljen e tyre. Ata ndajnë pushtimet të tyre, të vërteta dhe të imagjinuara. Ata diskutojnë mënyrat për të kontaktuar dhe joshur fëmijët dhe këmbejnë online këshillat dhe teknikat e joshjes, si dhe këshilla për shmangien e zbulimit nga zbatuesit e ligjit.

Çfarë i nxitë grabitqarët e internetit?

  • Qasja e lehtë dhe anonime tek fëmijët
  • Sjelljet e rrezikshme të të rinjve në internet
  • Miratimi i sjelljes se tyre online (përmes internetit)
  • Sfidimi i zbatimit të ligjit
  • Qasja e lehtë në pornografinë e fëmijëve në internet

Interneti ka nxitur sjellje devijuese seksuale të grabitësve për shkak të qasjes së tyre të lehtë në pornografinë e fëmijëve dhe tek fëmijët. Të dyja këto ndezin oreksin seksual tek pedofilët. Pornografia e fëmijëve në internet përshkruan fëmijët e të gjitha formave, madhësive, etnive, dhe moshave (edhe të vegjëlit dhe foshnjat!), dhe është vetëm një klik larg. Qasja e drejtpërdrejtë me e-mail tek fëmijët që nuk dyshojnë, përmes mesazheve të drejtpërdrejta, rrjeteve sociale, dhe dhoma të chat-it, thjeshton përpjekjet seksuale të grabitqareve për të kontaktuar dhe nxitur fëmijët. Përveç kësaj, disa adoleshentë e vënë veten në rrezik dhe me vetë dëshirë flasin për çështjet seksuale me kontaktet e tyre në internet.

Profili i grabitqarëve

Çfarë është Profili i një Grabitqari?
Si duket një grabitqar online?

Grabitqari online:

  • Përshtatet në shoqëri
  • Është zakonisht respektues i pastër i ligjit
  • Ai është zakonisht i racës së bardhë, i moshës së mesme apo më i ri, dhe i gjinisë mashkullore
  • Përdor pozitën në shoqëri, për të hedhur poshtë dyshimin
  • Mund të arrijë të ketë një pozitë të respektuar në shoqëri, përderisa aktivisht  ndjek fëmijët
  • Shpesh angazhohet në aktivitete që përfshijnë fëmijët
  • Duket i besueshëm për prindërit dhe fëmijët

 

“Grabitqarët janë në të gjitha profesionet. Fatkeqësisht ne kemi parë mjekë, avokatë, zbatues të ligjit dhe përfaqësues fetar. Në të vërtetë nuk ka tipare të përbashkëta për grabitqaret. Në fakt, shumë prej tyre kanë zgjedhur ato profesione në mënyrë qe t’iu japin atyre qasje tek fëmijët”.

Mary Beth Buchanan, ShBA – Gjyqtar i Qarkut, Pensilvania Veriore

Burimi: InternetiSigurte.org

http://chatoshqip.com/tema/wp-content/uploads/2017/03/23CYBER1_0_0.jpghttp://chatoshqip.com/tema/wp-content/uploads/2017/03/23CYBER1_0_0-150x150.jpgmikuSiguria dhe InternetiAnonimiteti i internetit ofron maskim të përkryer për një grabitqar me përvojë për të vepruar. Njohuria e grabitqarëve mbi temat e caktuara të adoleshentëve është po aq e saktë sa aftësia e për të folur zhargonin që adoleshentët e përdorin gjatë komunikimit të tyre në internet. Në jetën e përditshme...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com