Për të qenë të sigurt se fëmijët përdorin internetin në mënyrë të duhur, prindërit duhet të:

  • Edukojnë fëmijët në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë, duke inkurajuar ata që të përdorin njohuritë dhe instinktin e tyre për të qenë të sigurt gjatë përdorimit të internetit.
  • Qëndrojnë në gatishmëri për t’u përfshirë, angazhuar në aktivitet online së bashku me fëmijët e tyre, pasi që angazhimi i prindërve ka një efekt të fuqishëm mbi përvojën e fëmijëve të tyre, duke promovuar sjelljet pozitive.
  • Lexojnë së bashku me fëmijët tyre kushtet e përdorimit të faqeve të internetit para se ata të hyjnë në ato faqe, diskutojnë së bashku masat e sigurisë, të vendosin disa rregulla themelore dhe të monitorojnë përdorimin e internetit për t’u siguruar se rregullat janë respektuar.
  • Bisedojnë me fëmijët e tyre për aktivitetet e tyre  në internet dhe se me kë komunikojnë. Fillimi dhe mbajtja e këtij dialogu është vendimtare për të ndihmuar dhe për të mbajtur fëmijët të sigurt gjatë përdorimit të internetit.
  • Kontrollojnë për të parë nëse faqja e internetit ofron mundësi teknike të tilla si:
    • Filtrim dhe kontroll prindëror;
    • Ruajtja e historisë së përdorimit të faqeve nga fëmijët e tyre;
    • Moderimi i përdorimit të faqeve nga ndonjë person i autorizuar i asaj faqeje apo në  mënyrë automatike, i cili shërben për bllokimin e materialeve ofenduese, duke reaguar ndaj sjelljeve të dyshimta dhe duke paralajmëruar përdoruesit;
    • Postimin e fotogra­ve dhe videove;
    • Raportimin dhe bllokimin e shërbimeve dhe materialeve të pa përshtatshme për fëmijë;
    • Veri­kimi i moshës.
  • Qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë menjëherë në qoftë se kuptojnë se fëmijët e tyre, ose të ndonjë prej miqve të tyre, kanë bërë ndonjë sjellje jo të mirë online. Disa faqe në internet janë shumë të rëndë- sishme për jetën sociale të fëmijëve. Nëse fëmijët kanë frikë se do t’u ndërpritet qasja në këto faqe, ata ka gjasë që të ­llojnë të paraqesin këtë problem në mënyrë publike në internet nëpërmjet postimeve të ndryshme.
  • Këshillojnë fëmijët për të mos ua treguar fjalëkalimet e tyre miqve, anëtarëve tjerë të familjes apo të panjohurve.
  • Mësojnë kulturën e komunikimit në internet, rreziqet e mundshme dhe përdorimin e sigurt të internetit.

Burimi: InternetiSigurte.org

mikuSiguria dhe InternetiPër të qenë të sigurt se fëmijët përdorin internetin në mënyrë të duhur, prindërit duhet të: Edukojnë fëmijët në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë, duke inkurajuar ata që të përdorin njohuritë dhe instinktin e tyre për të qenë të sigurt gjatë përdorimit të internetit. Qëndrojnë në gatishmëri...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com