miku Mars 30, 2017

Sikurse në botën reale edhe Interneti paraqet rreziqe të cilat fëmija juaj duhet t’i dijë.

Ngacmimi virtual

Ngacmimi virtual i referohet ngacmimit me anë të përdorimit të internetit ose të teknologjisë. Pasi që teknologjia përdoret çdo kund, fëmijët mund të jenë viktimë e ngacmimit virtual si në shkollë po ashtu edhe në shtëpi. Nganjëherë është e vështirë të identifikohen ngacmuesit pasi që ata mund të fshehin numrin dhe emailin apo të postojnë gjëra në Interneti si anonimë.

Ky lloj i ngacmimit mund të evidencohet pasi që ju mund të ruani SMS porositë apo të shtypni emailat, përmbajtjet e faqeve apo të chat-it. Kjo mund të përdoret pastaj si dëshmi për të zënë ngacmuesin.
Nëse fëmija i juaj është ngacmuar në mënyrë virtuale, sigurohuni që:

  • Fëmija nuk i përgjigjet ngacmuesit
  • Fëmija bllokon kontaktin me ngacmuesin,
  • Ruani komunikimin siç janë SMS porositë, emailat, apo uebfaqet

Pedofilia

Pedofilia i referohet njerëzve që kanë interesim seksual në fëmijë për t’i abuzuar ata seksualisht në Internet apo në jetën reale. Fatkeqësisht, njerëz të tillë tentojnë të kontaktojnë fëmijët me anë të Internetit siç janë rrjetet sociale, dhomat e bisedës – chatrooms, apo lojërat e ndryshme. Ata pretendojnë se janë dikush tjetër dhe shfaqin interes në fëmijë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë se njerëz të tillë ekzistojnë. Fëmijët nuk duhet kurrë të bëjnë gjëra me të cilat nuk ndihen mirë online apo offline. Pedofilia është proces manipulues për të shtënë nën kontroll fëmijët. Fëmijët duhet ndihen të afërt me prindërit dhe të dinë se mund të bisedojnë me juve nëse janë të brengosur.

Webfaqet jo adekuate për fëmijë

Interneti është i hapur për secilin që donë të postojë gjëra aty dhe mund të ndodh që fëmijët të shohin gjëra që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre.

Kontrollet prindërore mund të zvogëlojnë rrezikun që fëmija juaj të vizitojë faqe joadekuate. Sidoqoftë, filtrat prindëror nuk janë 100 % efektiv dhe materiali i papërshtatshëm mund të rrëshqet nga filtri. Për këtë arsye ju duhet t’i mbikëqyrni fëmijët online dhe t’i inkurajoni ata që të bisedojnë me ju nëse janë të brengosur.

Viruset dhe hakerët

Kompjuterët janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë, prandaj është e rëndësishme që t’i mbajmë ata të shëndetshëm.

Burimi: internetisigurte.org

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*