miku Mars 30, 2017

Ritmi i shpejtë i zhvillimit të teknologjisë dhe mënyra në të cilën të rinjtë janë aftësuar për përdorimin e kësaj teknologjie vazhdojnë të s­dojnë sigurinë e fëmijëve në internet. Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët ­llojnë t’i përmirësojnë shkathtësitë për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative. Në ketë mënyrë ata krijojnë një lloj pavarësie e cila nxit  zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave për qasje në faqe të internetit që kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.

Në përgjithësi, por jo vetëm këto, rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të  jenë si vijon:

  • Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe ­zike  në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës.
  • Rrezik për dëmtime ­zike, ngacmim, abuzim ­zik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët aranzhojnë dhe realizojnë takimet e drejtpërdrejta.
  • Ekspozimi ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme,  si pornogra­, lojëra të ndryshme dhe kontaktet me përdorues të panjohur.
  • Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme nga vet fëmijët tuaj.
  • Ekspozimi ndaj ‑alimeve, teksteve dhe imazheve raciste dhe diskriminuese.
  • Të pretenduarit e të qenit dikush tjetër, me qëllim për të mashtruar, dëmtuar, ngacmuar apo detyruar dikë tjetër.
  • Zbulimi i informatave personale mund të çojë deri te rreziku i  dëmtimit ­zik.
  • Kontakte të padëshirueshme, veçanërisht me mashtrues me të rritur,  që paraqiten si fëmijë.
  • Rreziku nga vetëdëmtimi që vjen si pasojë e sjelljeve të dhunshme dhe destruktive të fëmijës tuaj.
  • Marrja dhe postimi i fotove të papërshtatshme, pa marrë paraprakisht lejen, mund të jetë e  dëmshme për të tjerët. Shkelja e të drejtave të autorit, p.sh. shkarkimi i muzikës, ­lmave dhe programeve televizive për të cilat duhet të paguhet për t’i poseduar.
  • Përdorimi i paautorizuar i kredit kartelave të prindërve apo të të tjerëve për pagesa në faqe të ndryshme të internetit.
  • Përdorimi i llogarisë së prindërve pa pëlqimin e tyre kur kërkohet pëlqimi i prindërve për të aktivizuar qasjen në materiale që mund të konsiderohen si të dëmshme për fëmijët.
  • Shpifja dhe dëmtimi i reputacionit.
  • Falsi­kimi i moshës së një personi ku fëmijët pretendojnë të jenë më të vjetër, me qëllim  për të fi­tuar qasje në faqet e internetit që janë të lejuara vetëm për të rritur dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.

Burimi: InternetiSigurte.org

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*