Fëmija shpenzon shumë kohë në internet, sidomos gjatë natës

Shumica e fëmijëve, që bien viktima të keqbërësve, kalojnë shumë kohë online, sidomos natën, dhe veçanërisht në “chat”. Keqbërësit zakonisht shfrytëzojnë internetin gjatë natës për të gjetur dhe joshur ndonjë fëmijë.

Ju gjeni pornogrfi­ në kompjuterin e fëmijës tuaj

Pornogra­fia përdoret shpesh për t’i viktimizuar seksualisht fëmijët. Keqbërësit shpeshherë u dërgojnë material me përmbajtje pornogra­ke me qëllim që të hapen diskutime seksuale dhe që t’i joshin fëmijët.

Përdorimi i tepërt i telefonit

Fëmija juaj kalon shumë kohë në telefon me një person që ju nuk e njihni apo fëmija juaj flet me atë në telefon në orët e vona të natës. Keqbërësit nëpërmjet telefonit tentojnë të aranzhojnë takime të drejtpërdrejta me fëmijët tuaj.

Fëmija merr dhurata nga dikush që ju nuk e njihni

Gjatë shoqërimit me fëmijën tuaj, keqbërësi mund të dërgojë letra, fotogra­, bileta për ngjarje të ndryshme dhe dhurata të cilat edhe mund të jenë mjaftë të shtrenjta.

Fëmija fsheh shpejt se çka është duke bërë në kompjuter

Fëmija i juaj e ndalon shpejt monitorin e kompjuterit me qëllim që të fshehë diçka. Fëmijët nuk dëshirojnë që prindërit t’i shohin ata duke shikuar pornogra­ ose kur janë duke bërë biseda me  ërmbajtje të papërshtatshme.

Ndryshimi i sjelljes – për shembull, fëmija bëhet i tërhequr nga familja

Keqbërësit të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë fëmijët, ­llimisht tentojnë t’i bindin ata se prindërit jo çdo herë kanë të drejtë, në mënyrë që t’i dëmtojnë raportet e fëmijëve me prindërit apo me anëtarët tjerë të familjes. Çdo problem që fëmijët kanë në shtëpi, keqbërësi tenton t’i manipulojë me qëllim që fëmijët të ndjehen të izoluar nga familja. Fëmijët, nën ndikimin e keqbërësit, tërhiqen larg nga familjet e tyre ose ata mund të bëhen të tërhequr ngase kanë qenë të viktimizuar seksualisht.

Përdorimi i pro­leve të ndryshme online

Fëmijët përdorin llogari online e cila i përket dikujt tjetër. Edhe pse fëmija juaj tani më ka një llogari të veten, keqbërësit mund ta krijojnë një llogari nëpërmjet së cilës fëmijët tuaj dhe keqbërësi mund të kenë më shumë privatësi kur ata komunikojnë. Në këtë mënyrë ata mund të aranzhojnë takime të drejtpërdrejta me njeri tjetrin.

Burimi: InternetiSigurte.org

mikuInterneti dhe FemijetFëmija shpenzon shumë kohë në internet, sidomos gjatë natës Shumica e fëmijëve, që bien viktima të keqbërësve, kalojnë shumë kohë online, sidomos natën, dhe veçanërisht në “chat”. Keqbërësit zakonisht shfrytëzojnë internetin gjatë natës për të gjetur dhe joshur ndonjë fëmijë. Ju gjeni pornogrfi­ në kompjuterin e fëmijës tuaj Pornogra­fia përdoret shpesh për...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com