Si prindër, ju duhet të dini se çfarë bëjnë fëmijët e juaj online dhe duhet t’i ndihmoni ata që ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Pasi që teknologjia ndryshon pothuajse çdo ditë, ju duhet të jeni të informuar dhe të angazhoheni vazhdimisht.

Lëreni të ju mësojë

Fëmijët e dinë më së miri se çfarë bëjnë online. Pyetni ata rreth faqeve që i vizitojnë duke i parashtruar pyetje si:

  • Pse të pëlqen kjo faqe?
  • Çfarë bën në këtë faqe?
  • Çka është tërheqëse në këtë faqe?
  • Kush e përdor në shkollë?
  • Me kë mund të bisedosh në këtë faqe?
  • Kush janë shokët/shoqet e tuaja në këtë faqe?

Kjo është mënyrë e mirë për të krijuar besim me fëmijët tuaj rreth aktiviteteve të tyre online.

Arrini marrëveshje me fëmijën tuaj

Ju duhet të bisedoni dhe të arrini një marrëveshje me fëmijën tuaj për kufijtë gjatë përdorimit të Internetit. Këta janë disa shembuj:

  • Kufizimi i kohës që fëmija kalon duke shfletuar Internetin apo duke luajtur lojëra kompjuterike.
  • Pushimet nga pesë minuta për çdo 45-60 minuta
  • Fëmijët nuk do të publikojnë foto të cilat nuk do t’ua tregonin juve
  • Fëmijët nuk do t’i japin detajet personale siç janë numri i telefonit apo adresën personave të panjohur ose të pabesueshëm.
  • Fëmijët do të këshillohen me juve nëse janë të shqetësuar.
mikuInterneti dhe FemijetInterneti dhe PrinderitSi prindër, ju duhet të dini se çfarë bëjnë fëmijët e juaj online dhe duhet t’i ndihmoni ata që ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Pasi që teknologjia ndryshon pothuajse çdo ditë, ju duhet të jeni të informuar dhe të angazhoheni vazhdimisht. Lëreni të ju mësojë Fëmijët e dinë më...Blogu Informues rreth Chatit & Sigurise - ChatoShqip.com