miku Mars 30, 2017

Prindërit duhet:

  • të marrin parasysh se ekzistojnë  faqe të internetit me përmbajtje të pa përshtatshme për fëmijët;
  • të kuptojnë aftësitë dhe njohuritë e fëmijëve të tyre për përdorim të internetit;
  • të kuptojnë se sa janë gjasat që prindi mund të zvogëlojë rreziqet para se të vendos se cili vend (ambient) është i përshtatshëm për përdorimin e internetit nga fëmijët e tyre.

Interneti ka potencial të madh si një mjet për zhvillimin dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe për t’i ndihmuar ata në gjetjen e gjërave për nevojat e tyre. Të mësuarit e mënyrave të sjelljeve pozitive dhe të përgjegjshme gjatë përdorimit të internetit duhet të jetë një ndër objektivat kryesore për prindërit.

Më poshtë janë paraqitur disa këshilla dhe udhëzime në lidhje me masat që prindërit duhet të ndërmarrin dhe kujdesin që ata duhet të tregojnë për të mbrojtur fëmijët e tyre kur ata përdorin internetin:

1. Mbaj kompjuterin në dhomën tuaj të ndejës

  • Mbani kompjuterin në dhomën e ndejës dhe poziciononi monitorin e kompjuterit në atë mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të shohin monitorin gjatë përdorimit të internetit. Sidoqoftë, në familje ku përdoren më shumë se një pajisje që kanë mundësi për lidhje në internet të kihet kujdes, sepse këmbëngulja e prindërve se të gjithë duhet të përdorin internetin në të njëjtën dhomë dhe në të njëjtën kohë mund të shkaktojë pakënaqësi.
  • Mundohuni të jeni sa më shumë të pranishëm në momentet kur fëmijët janë duke përdorur internetin, ose konsideroni përdorimin e programeve për monitorim siç është “parental control”.
  • Kujdes, sa më shumë që rriten fëmijët ata kërkojnë më shumë privatësi gjatë përdorimit të internetit. Këtë e arrijnë shpesh duke përdorur Laptop, apo pajisje tjera teknologjike dhe rrjetin wireless. Në këtë rast është mjaft e vështirë për t’i monitoruar fëmijët gjatë përdorimit të internetit.

 

2. Instalo dhe azhurno antivirusin dhe programet mbrojtëse

  • Sigurohu se kompjuteri i juaj ka të instaluar program mbrojtës (­rewall) e antivirus dhe se ky program është funksional dhe i azhurnuar.
  • Kujdes, programet mbrojtëse dhe antiviruset nuk janë gjithmonë efektive dhe e vetmja mënyrë e mbrojtjes.
  • Mësoju fëmijëve se si të përdorin dhe azhurnojnë këto programe.

 

3. Fillo të bisedosh sa më herët me fëmijët tuaj

  • Përdor kontaktet e përditshme me fëmijët për të biseduar lidhur me përdorimin e internetit. Mos prisni që ata të llojnë bisedën edhe nëse ju jeni shumë të afërt në komunikim me fëmijët tuaj.
  • Sapo fëmija juaj ­llon të përdorë kompjuterin, telefonin celular ose ndonjë pajisje tjetër për të u kyçur në internet, prindërit duhet të bisedojnë me fëmijët e tyre se si ata duhet të sillen dhe të komunikojnë në internet.
  • Ju si prind, duhet të bisedoni me fëmijën tuaj lidhur me sigurinë në internet para se këtë ta bëjë dikush tjetër.

 

4. Krijo një ambient të hapur dhe të përshtatshëm për bisedë me fëmijët

  • Fëmijët çdo herë presin ndihmë nga prindërit e tyre. Prandaj, bëhu mbështetës dhe pozitiv në këtë drejtim. Dëgjoni me vëmendje dhe durim kur ata ‑asin dhe keni parasysh ndjenjat e tyre.
  • Bëhu i durueshëm. Shumica e fëmijëve kanë nevojë t’i dëgjojnë informatat apo këshillat tuaja disa herë.
  • Komunikimi i hapur me fëmijët tuaj është mjaft i rëndësishëm, prandaj angazhohu shumë për ta mbajtur atë. Mos reagoni vrazhdë kur fëmijët tuaj ndajnë përvojën e tyre me ju e sidomos nëse kuptoni se fëmija juaj ka bërë diçka të papërshtatshme gjatë përdorimit të internetit.
  • Rregullisht bisedoni me fëmijët tuaj se si ata e përdorin internetin dhe me kë komunikojnë në internetin. Inkurajoni fëmijët tuaj që të ju tregojnë nëse diçka që hasin në internet i bën ata të ndjehen të kërcënuar ose të shqetësuar.
  • Mësoni fëmijët tuaj se njerëzit gjatë komunikimit në internet, shpesh nuk janë në të vërtetë ata të cilët thonë se janë. Keqbërësit shpesh përdorin komunikimin në ”chat” për të kontaktuar fëmijët dhe në shumë raste ata fshehën pas pseudonimeve të ndryshme.
  • Falëndero fëmijët tuaj për besimin që kanë ndaj teje dhe bindi ata se duhet të raportojnë abuzuesit.

 

5. Krijo rregullat e përdorimit të internetit dhe të telefonit mobil

  • Komuniko, krijo dhe pajtohu për një listë të rregullave për përdorim të internetit dhe telefonit. Lista e rregullave duhet të përmbajë rregullat se si dhe kur fëmijët munden ta përdorin internetin dhe telefonin. Disa nga rregullat mund të jenë temat si në vijim:
    • nëse fëmijët tuaj duhet apo nuk duhet të qasen në internet;
    • sa shpesh mund ta përdorin atë;
    • çfarë materialesh mund të shkarkojnë;
    • si të sillen kur hasin në gjëra të papërshtatshme;
    • sa mund të shpenzojnë në telefon;
    • kohën kur munden të përdorin internetin në telefon (p.sh. jo natën vonë)
  • Gjatë krijimit të listës me rregullat, kushtoji vëmendje të veçantë privatësisë, moshës dhe faqeve të internetit me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët.

 

6. Familjarizohu me faqet e internetit të përdorura nga fëmijët tuaj

  • Vlerësoni faqet e internetit të cilat fëmijët tuaj i vizitojnë dhe lexoni me kujdes: rregullat e privatësisë, kushtet e përdorimit dhe kodet e sjelljes. Gjithashtu, hulumto nëse faqja e internetit monitoron përmbajtjen e postuar.
  • Familjarizohuni me atë se çfarë bëjnë fëmijët tuaj në internet dhe kontrollo periodikisht faqet që fëmijët tuaj i vizitojnë.
  • Kupto se si fëmijët i përdorin pajisjet personale (telefonat mobil, video lojërat, dhe pajisjet tjera) për t’u lidhur në internet. Çështja e sigurisë së përdorimit të këtyre pajisjeve duhet të trajtohet ngjashëm sikur lidhja përmes kompjuterit të zakonshëm.
  • Prindërit duhet të dinë se si dhe për çfarë shërbejnë këto pajisje personale.

 

 7. Rishikimi i karakteristikave të faqeve të internetit

  • Sigurohu nëse fi­ltrimi, bllokimi dhe programet monitoruese janë të mjaftueshme për përdorim të sigurt të internetit.
  • Rekomandohet që prindërit të diskutojnë me fëmijët lidhur me arsyet dhe nevojën e përdorimit të programeve monitoruese dhe mbajtjes së fshehtë të fjalëkalimit të këtij programi.
  • Mbani kartelat bankare të sigurta dhe mos zbuloni fjalëkalimin (PIN) e këtyre kartelave. Keni parasysh se kur fëmijët ­llojnë të blejnë në internet, gjasat rriten që ata të përdorin këto kartela pa pëlqimin e prindërve.
  • Sigurohu se bëhet veri­kimi i moshës kur blihet ndonjë artikull apo shërbime nëpërmjet internetit.
  • Blloko qasjen në faqet e internetit me përmbajtje dhe shërbime të papërshtatshme për fëmijët.
  • Kontrolloni nëse keni mundësi të fshini apo ndryshoni llogarinë tuaj në faqet e internetit. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëherë kërko nga fëmijët tuaj që të mos e përdorin atë faqe ose bllokoje qasjen në atë faqe.
  • Monitoro reklamat të cilat janë të papërshtatshme për fëmijët, sepse ato mund të nxisin fëmijët që të kontaktojnë me njerëz të panjohur, të qasen në fajlla të rrezikshëm, të bëjnë sajberdhunë, apo ndonjë fenomene tjetër të ngjashëm me këto që u përmendën.

 

8. Edukimi i fëmijëve

  • Shpjegoju fëmijëve tuaj disa nga rregullat dhe udhëzimet më elementare lidhur me përdorimin e internetit. Është me rëndësi që fëmijët t’u përmbahen këtyre udhëzimeve dhe t’i ndajnë ato edhe me të tjerët.
  • Eduko fëmijët tuaj që të mos përgjigjen në mesazhe të vrazhda dhe t’u shmangen bisedave online rreth çështjeve seksuale.
  • Mësoni fëmijët tuaj që të mos hapin ‘attachment’-e ose linqe të faqeve të internetit që mund të shfaqen gjatë bisedave në chat apo kur pranojnë ndonjë e-mail prej personave të panjohur.
  • Shpjegoju fëmijëve që asnjëherë të mos takohen me persona të panjohur, të cilët për herë të parë i kanë njohur vetëm në internet.
  • Inkurajoni fëmijët që të përdorin faqet e internetit vetëm për të komunikuar me miqtë e tyre dhe jo me njerëz të panjohur.
  • Tregoju fëmijëve se njerëzit online mund të mos jenë ata që thonë se janë.
  • Nëse fëmija dëshiron patjetër që të takojë personin që e ka njohur vetëm në internet, atëherë prindi apo ndonjë i afërm i tij i moshës së rritur duhet ta shoqërojë fëmijën në atë takim. Sigurohu që takimi i parë të bëhet në një vend publik ku ka shumë njerëz të tjerë.
  • Vetëdijesoni fëmijët tuaj që të mos shpërndajnë të dhënat e tyre identi­kuese personale. Ata duhet të kuptojnë se cilat informata duhet të mbahen private dhe jo të publikohen në profi­l të hapur.
  • Inkurajoni fëmijët tuaj që të mos postojnë informata personale të tyre apo të miqve të tyre (si psh. fotogra­fi, numrin e telefonit mobil, adresat e vendbanimeve, apo emrin e shkollës së tyre) në internet.
  • Shpjegoju fëmijëve se ata duhet të postojnë vetëm informacione që ju si prind dhe të tjerët të ndiheni rehat kur i shihni ato informacione. Fëmijët duhet të kuptojnë se informacionet e postuara në internet nuk mund të kthehen prapa.
  • Shpjegoju atyre se fotogra­të dhe videot zbulojnë shumë informata personale. Prandaj, sigurohu se fëmijët tuaj e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të postojnë fotogra­ dhe video në internet.
  • Udhëzoni fëmijët tuaj që asnjëherë të mos përdorin ueb-kamerat në komunikim me persona të panjohur.
  • Këshilloni ata që të mos postojnë në internet materiale pa miratimin tuaj.
  • Shpjegoju fëmijëve se ajo çfarë ata shkruajnë në internet mund të lexohet nga kushdo tjetër.
  • Informoj fëmijët se keqpërdoruesit apo ngacmuesit shpesh kërkojnë fëmijë, të cilët janë të interesuar për të njohur miq të rinj në internet.

 

9. Shqyrtimi i përdorimit të sigurt të faqeve të internetit

  • Kontrollo rregullisht pro­lin e fëmijës tuaj.
  • Shiko historinë e llogarisë së tij dhe, nëse është e nevojshme, ndrysho mënyrën e përdorimit të pro­lit të tij në një nivel që ju të ndjeheni rehat.
  • Faqet e internetit, që janë të dizajnuara mirë, ofrojnë mundësi për prindërit që ata vetë të vendosin “parental control”.
  • Ju mund të kontaktoni administratorët e faqes për të kërkuar që të fshihet pro­li i fëmijëve tuaj, nëse ata refuzojnë të respektojë rregullat e asaj faqeje. Ky fakt gjithashtu duhet të forcojë mesazhin tuaj tek fëmijët në lidhje me rëndësinë e rregullave si dhe pasojat e mosrespektimit të këtyre rregullave.
  • Sigurohu se fëmija juaj respekton ku­zimet e moshës që bëjnë faqet e internetit. Nëse fëmijët janë më të rinj se sa mosha e rekomanduar për përdorimin e këtyre faqeve, ata nuk duhet t’i përdorin këto faqe. Për shembull, mosha minimale e lejuar për të hapur pro­l në rrjetet sociale siç është Facebook-u apo Twitter, është 13 vjeçare.
  • Sigurohu se fëmijët nuk përdorin emrin e plotë të tyre gjatë komunikimit në internet. Kudo që të jetë e mundur ata duhet të përdorin pseudonime.
  • Mos lejoni fëmijët tuaj të postojnë emrat e plotë të miqve të tyre apo çfarëdo të dhëne tjetër që mund të përdoret për të identi­kuar ata, siç janë: adresa, numri i telefonit, emri i shkollës dhe informata të tjera personale identi­kuese.

Burimi: InternetiSigurte.org

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*