miku Mars 30, 2017

Interneti ka ndikuar shumë në ndryshimin e mënyrës së jetesës sonë, veçanërisht të fëmijëve tanë. Ky fenomen është një botë në vete që bart shumë gjëra për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm dhe të informohemi si duhet. Për shumë prindër, kjo mund të jetë një ngarkesë më tepër.

Përveç detyrimeve tjera ndaj fëmijëve tuaj, ju mundoheni të jeni në dijeni se çka bën fëmija juaj kur është online dhe nëse ajo çfarë bën është e sigurt ose jo. Ju mund të pyesni veten se si mund të jeni një prind i mirë ashtu sikur jeni për gjërat tjera në jetën e përditshme.Kjo faqe ka për qëllim që t’ua bëjë më të lehtë atë se çfarë duhet të bëni ju si prindër në mënyrë që fëmijët tuaj të jenë të sigurt kur përdorin internetin. Këtu, ju do të gjeni këshilla dhe udhëzime praktike se si të veproni në raste të tilla.

Sot interneti është bërë pjesë e ambientit të jetës së fëmijëve dhe shumica e tyre kanë qasje në internet që nga mosha e re. Fëmijët përdorin pajisje të ndryshme për tu lidhur në internet nga shumë vende përreth ambientit ku ata jetojnë.

Vendet më të shpeshta nga ku fëmijët lidhen në internet janë:

  • Shtëpia – shumë familje tani kanë kompjuter personal në shtëpi të lidhur në internet.
  • Telefonat mobil – gati të gjithë operatoret që ofrojnë shërbime të telefonisë mobile në Kosovë tani ofrojnë edhe shërbime të internetit nëpërmjet telefonit mobil.
  • Internet café – është ambient publik ku fëmijët shpesh lidhen në internet.
  • Miqtë – lidhja e fëmijëve në internet shpesh bëhet duke përdorur kompjuterin e miqve të tyre.
  • Shkolla – fëmijët mund të lidhen në internet gati në shumicën e shkollave në Kosovë.
  • Zona wireless – fëmijët lidhen në internet shpeshherë në zonat me publike me qasje të lirë në internet wireless.

Në ambientin e tanishëm ku teknologjia po dominon çdo ditë e me shumë dhe e cila ofron shumë mundësi për përdorim të internetit, fëmijët lehtë mund  të lidhen në internet. Kjo është arsyeja pse prindërit duhet t’i përgatisin ata për të qenë sa më të sigurt kur ata përdorin internetin. Fëmijët që janë të përgatitur dhe të vetëdijesuar për sigurinë në internet, janë më pak të rrezikuar gjatë përdorimit të internetit.

Në përgjithësi, fëmijët e përdorin internetin për:

  • të mësuar;
  • komunikim dhe takime me shokë;
  • të krijuar dhe provuar gjëra të reja;
  • të formuar grupe që kanë interesa të përbashkëta, p.sh. për muzikë, futboll etj.;
  • krijim dhe shpërndarje të pro­lit personal, p.sh imazhe, muzikë, fotogra­ dhe video;
  • të luajtur lojëra, kërkuar, apo edhe për të ngacmuar të tjerët.

Grupmosha të ndryshme përdorin internetin në mënyra të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, si në vijim:

Mosha 2-7 vjet – Parashkollorët janë mjaft të rritur për të ­lluar eksplorimin në internet dhe për të mësuar në lidhje me kompjuterin, kurse fëmijët nga mosha 5-7 vjeçare mund të ­llojnë të vizitojnë faqet e internetit të fëmijëve të shoqëruar nga prindërit.

Mosha 8-11 vjet – Nga mosha 8 vjeçare fëmijët bëhen gjithnjë e më të interesuar në eksplorimin e internetit për të biseduar në “chat”  dhe për të bërë korrespondenca online. Disa fëmijë më të moshuar mund të ­llojnë të përdorin pavarësinë e tyre për të kërkuar në internet ‘materiale të ndaluara’. Reklamat e ndryshme në internet mund të synojnë këtë moshë. Fëmijët e kësaj moshe gjithnjë e më shumë mësojnë të bëjnë dallimin në mes reklamave dhe materialeve të tjera, mirëpo prindërit duhet të ‑asin me fëmijët rreth reklamave dhe mënyrave se si duhet të merren me to. Aftësitë dhe pavarësia e fëmijëve të kësaj moshe do të vazhdojnë të rriten, por një aktivitet i përbashkët familjar u mundëson prindërve që të ruajnë dhe mbikëqyrin më afër fëmijët e tyre.

Mosha 12-18 vjet – Për adoleshentët e moshës 12 – 18 vjet, interneti bëhet një mjet i vlefshëm për detyrat e shtëpisë dhe projekte të ndryshme. Në të njëjtën kohë, adoleshentet e rinj ­llojnë të bëhen më të pavarur, kanë më shumë vetëbesim dhe duan më shumë liri. Kontaktet e tyre online dhe  shkëmbimi i email-ave rritet. Disa mund të kundërshtojnë përdorimin e programeve për ­ltrim dhe bëjnë përpjekje për të hyrë në faqe të internetit që kanë material të ndaluar. Shumë adoleshentë më të vjetër mund të ­llojnë të krijojnë  programe të tyre dhe e dinë se si të menaxhojnë pajisjet kompjuterike. Ata ­llojnë të përdorin internetin  për kërkime dhe projekte të shkollës, për të kërkuar punë, për edukim të mëtutjeshëm, komunikim global si dhe për t’i rritur aftësitë e tyre teknike. Këto shkathtësi dhe njohuri të tyre mund t’ju sjellin telashe nëse ata hulumtojnë mënyra dhe mjete teknike për të thyer sistemet private.

Burimi: InternetiSigurte.org

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*