miku Dhjetor 4, 2018

10 ndërtesat më mbresëlënëse në botë

Struktura të papritura të bëra prej çeliku ose druri, një hambar-muze dhe rrokaqiej rrotullues.

Zgjodhëm dhjetë veprat më interesante arkitekturore dhe ju a paraqesim ato mëposhtë.
Ndërtesa që pasqyrojnë guximin dhe zgjuarsinë e projektuesve të tyre dhe hapin horizonte të reja duke dhënë efekt mbi trendet, ide dhe ambicie të mëdha.

Katër galeri arti, katër rrokaqiejt, një çati prej druri dhe një serrë, janë dhjetë ndërtimet që lëne përshtypje, ndarë pothuajse në mënyrë të barabarta në Evropë, Azi dhe Amerikë.

Le t’i shohim ato.

 

1. HARPA CONCERT HALL AND CONFERENCE CENTER Reykjavik, Iceland Henning Larsen Architects and Batteriid Architects, 2011 Ngjan me gur te cmuar dhe pikerisht kete kishin ndermend Islandezet kur vendosen te ndertojne Operen e tyre te re. Donin nje diamant te zbukuroje kryeqytetin e tyre edhe, pse kriza ekonomike qe i goditi gjate ndertimit, e perfunduan. E mahnitshme ne brendesi po ashtu dhe ne paraqitjen e saj, format e saj gjeometrike shfaqen akoma me teper gjate nates, e cila ne dimer zgjat shume, kur dritat LED e shnderrojne ne nje Far shumengjyresh.

 

2. BURJ KHALIFA Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe Skidmore, Owings Merrill, 2010 Ndertesa me e gjate qe ka krijuar deri me sot njeriu (828 m., 163 kate) fillon nga nje baze me formen Y me anet e saj qe bashkohen deri sa ngjitesh ne maje. Strehon zyra, banesa, hotele, restorante dhe nje kulle vrojtimi ne katin 124.

 

3. GARDENS BY THE BAY Singapore Wilkinson Eyre Architects, Grant Associates, 2012 Kopeshti Botanik i qytetit përfshin dy “serra” prej çeliku dhe xhami që kanë fituar çmimin “Ndërtimi i Vitit” në Festivalin Botëror të Arkitekturës. Klime e thate ne nje dhe klime e lagesht ne tjetren, strehon secila specie bimesh nga cdo vend i planetit. Në hapësirën e saj “kopshte vertikale”, si pemë gjigande, mirëpresin vizitorët që ecin në urat “valevitese” ndërmjet tyre.

 

4. LINKED HYBRID Pekin Steven Holl Architects, 2009 Duke dashur të “thyejnë” izolimin qe shpesh vendosin mbi banorët e tyre ndërtesat e larta, arkitektët bashkuan hapësirën midis tetë rrokaqiejve të vegjël, duke krijuar vende takimi si kopshte, dyqane, restorante dhe shkolla. Më mbresëlënëse janë “urat” prej qelqi dhe çeliku që i lidhin ato me njëra-tjetrën, dhe strehojnë dyqanet dhe kafenetë, duke ofruar mundësi të tjera takimi midis fqinjëve.

 

5. THE SHARD Londer Renzo Piano Building Workshop, 2012 Ndërtesa më e lartë në Evropën Perëndimore gjendet në Londër, në bregun jugor të Thames, përballë rrokaqiejve të qytetit. Frymëzuar nga kullat gotike, krijimi i Renzo Piano ka tetë anë-fasada dhe strehon shtëpi, zyra, rezidenca, dyqane, restorante dhe një hotel. Nga kulla e vrojtimit në majë duket (varet nga konditat e motit) deti.

 

6. PEROT MUSEUM OF NATURE AND SCIENCE Dallas, Texas Një kub me çimento, “i thyer” nga njëra anë, e cila duket sikur rri pezull në majë të një kodre. Në anën e saj një drejtkëndësh qelqi strehon shkallë lëvizëse që çon në zonën kryesore të ekspozitës të muzeut.

 

7. PARRISH ART MUSEUM Water Mill, New York Herzog de Meuron, 2012 Ngjan me një hambar të madh por nën çatinë prej 187 metra metali dhe druri janë veprat më të rëndësishme të skulpturës si John Chamberlain, Chuck Close dhe Eric Fischl dhe piktorë si Dan Flavin, Roy Lichtenstein dhe Jackson Pollock. Ndërtesa përshtatet shkëlqyeshëm me rrethinën e saj bujqësore dhe sallat e saj “ndriçohen” nga drita natyrale.

 

8. GUANGZHOU OPERA HOUSE Guangzhou, Kinë Zaha Hadid Architects, 2010 Një nga krijimet më mbresëlënëse të Zaha Hadid që përfshin dy struktura prej graniti, çeliku dhe qelqi. Një shtëpi ka një dhomë të mrekullueshme të madhe prej 1,800 vendesh dhe tjetra është më e vogël për 400 spektatorë. Ndërtimi i tyre konsiderohej një arritje teknike që kushton 200 milionë dollarë dhe mirëmbajtja e tyre është problematike, por imazhi i tyre është pikërisht ajo që Kina dëshiron të shohë si një fuqi e shekullit të 21-të.

 

9. METROPOL PARASOL Sevilje, Spanjë J. Mayer H. Architects, 2011 Rindërtimi i sheshit qendror të qytetit “u pengua” në zbulimin e rrënojave antike romake dhe plani duhej të ndryshonte krejtësisht. Kështu, struktura më e madhe prej druri në botë u ndërtua 150 metra në gjatësi dhe në një lartësi prej 30 metrash nga toka. Ofron hije në sheshin, shëtitoren dhe observatorin ndërsa strehon një restorant dhe një muze me antikitete.

 

10. ABSOLUTE WORLD Mississauga, Ontario, Kanada MAD Architects, 2012 Me sa mënyra të ndryshme mund të projektohet një rrokaqiell? Kulla 50-katësh njëri, 56 tjetri, strehojnë vecanërisht banesa, në periferi të Torontos duket se rrotullohen rreth vetes ose dikush i rrotulloi me qëllim, të deformohet forma e tyre në mungesë të formës së saktë të një cilindri.

Komento dicka rreth kesaj teme