miku Tetor 7, 2018

Babai i Mirit ishte çmendur nga gënjeshtrat e birit të tij dhe vendosi
të blejë një robot për gënjeshtrat, nëse dikush gënjente roboti ja fuste me shpullë.

Një ditë, Miri kthehet shumë vonë në shtëpi dhe e pyet babai:
«Miri pse u vonove?»

«Një shoku im u përplas me biçiklete dhe vajta në spital ta shikoja» thotë Miri.

Direkt roboti u aktivizua ndaj gënjeshtrës, shkon dhe i jep një shpullë Mirit.
«Miri mos gënje dhe më thuaj përse u vonove?» këmbëngulte babai.

«Isha te shtëpia e Tonit dhe po lexonim mësimet» thotë Miri.

Roboti aktivizohet prap dhe shkon e i jep një shpullë tjetër Mirit.

«Miri thuaj të vërtetën» thotë babai.

«Mirë, mirë, po shikonim një film. porno…» thotë Miri.

«Turp të kesh Miri, unë në moshën tënde, asnjëherë nuk shikoja filma të turpshëm..»

Aktivizohet roboti dhe i jep një shpullë babait.

Mamaja e Mirit që ndiqte gjithë bisedën, i thotë burrit të saj me ironi:

«Εpo, patjetër, ça prisje të bente!! Yt bir është.»

Kthehet roboti dhe i jep një shpullë dhe asaj…

Burimi: ChatoShqip.com

Komento dicka rreth kesaj teme