miku April 7, 2018

Gruaja moderne vendos ti bëjë dhuratë burrit të saj një vizitë në Strip club.
Mbërrijnë në strip club dhe bodyguardi i klubit i thotë burrit:
– Ckemi Beni! Si ja kalove?

Gruaja e habitur pyet burrin nëse kishte shkuar edhe më parë, por Beni thotë:
– Jo, njihemi nga palestra.

Kur ulen, kamarierja pyet Benin nëse do porosisi … pijen e preferuar dhe i sjell uiskin që preferon.
Gruaja fillon të dyshojë dhe pyet prap Benin:
– Nga e di kamarierja pijen tënde të preferuar?
– Vjen dhe ajo në të njëjtën palestër dhe një herë po flisnim rreth pijeve.
«hmmm ok» ja kthen gruaja.

Pak më vonë vjen një kërcimtare në tavolinën e tyre, ulet në gjunjët e tij, e përqafon dhe i thotë:
– Mirmbrëma Benushi! Të bëj kërcimin që të pëlqen ty më shumë?

Gruaja e tërbuar, rrëmben cantën e saj dhe ikën me vrap nga klubi.

Beni vrapon pas saj dhe e shikon të hyjë në një taksi.
Pa arritur të mbyllë derën e makinës gruaja, Beni arrin dhe hyn bashk me të në taksi.
Përpiqet të justifikohet, duke i thënë se kërcimtarja e kishte ngatërruar më ndonjë burr tjetër.
Gruaja nuk e beson dhe fillon ti bërtasi, ta shajë, ta godasë me nerva.
Dhe taksixhiu, që ndiqte gjithë situatën drejton pak pasqyrën, shikon prap sherrin dhe thotë:

– Beno ome plako, e vështirë kucka e sotme, e?

Komento dicka rreth kesaj teme