miku Shtator 22, 2018

Luani është një kafshë dembele dhe si mbret i pyllit vendosi si president lepurin për tiu shmangur punëve të tij të mërzitshme…

Lepuri direkt të njëjtën ditë thërret ujkun dhe e pyet pse nuk vesh kokoren kur vrapon në pyll…

Ujku nuk dinte ctë thonte dhe fillon lepuri të shaje ujkun.

Ditën tjetër prap thërret ujkun lepuri dhe i bën të njëjtën pyetje:
«O Ujk, pse nuk e vesh kokoren ti kur vrapon në pyll?»

Ujku tani më shumë i përgatitur i thote lepurit:
«Zoti presindent nuk vesh kokore sepse kam vesh të mëdhenj dhe nuk ma nxë koka.»
«Kjo nuk është arsye serjoze» i thotë lepuri dhe fillon ta shajë, ta shqelmojë dhe ti bjeri me grushta.

Kjo gjë ndodhte përditë për një muaj dhe ujku shkon tek luani dhe ankohet për sjelljen e lepurit.

Atëhere luani thërret lepurin dhe e pyet:
«More lepur, pse e shan dhe e gjuan ujkun e shkretë cdo ditë?»

«Mbreti im e kam si halë në sy ujkun sepse ka ngrënë prindërit e mi, gruan dhe motrën time…»

Mendohet pak luani dhe i thotë lepurit:
«Atëherë gjej një arsye tjetër sepse ajo me kokoren nuk ka lidhje»
«Cfarë arsye tjetër psh?»
«Psh dërgoje të blejë një pije freskuese.
Nëse ta sjell me gaz thuaji se e doje pa gaz dhe kështu ke arsye ta godasesh.
Nëse ta sjell pa gaz, thuaji se e doje me gaz dhe kështu mund ta nxish në dru.»

Të nesërmen lepuri thërret ujkun dhe i thotë:
«Na 1 euro dhe shko në kioske më merr një pije freskuese»
«Pije freskuese me gaz apo pa gaz?» pyet ujku me mirësjellje.

Hutohet për pak sekonda lepuri dhe fillon ti bjeri me grushta ujkut duke bërtitur:
«Ku e ke kokoren more karagjoz? Pse nuk vesh kokore ti?»

Burimi: ChatoShqip.com

Komento dicka rreth kesaj teme