Burri udhëton me gruan e tij bjonde kur i ndalon policia.
«Patentën dhe lejen ju lutem!» thotë polici.
«Po perse na ndalon?» thotë burri.
«Po ecnit me mbi 100 km/h» i përgjigjet polici.
«Mos ndoshta gaboni?» thotë burri «unë asnjëherë nuk eci me 100 km/h».
«Beni ti po ecje me 120 km/h» hidhet gruaja bjonde.
«Gjithashtu njëra dritë nuk ndizet. E dinit?» thotë polici
«Jo nuk e dija, ndoshta u dogj tani» thotë burri.
«Beni ka mbi një muaj drita që është djegur. Nuk e mban mend qe ma the pardje?» hidhet prap gruaja bjonde.
«Gjithashtu duhet tju pres gjobë dhe për rripin e sigurimit që nuk e keni vendosur» vazhdon polici.
«Zoti polic, tani që më ndaluat e hoqa rripin. Gjatë gjithë udhëtimit e kisha vendosur».
«Beni, ti asnjëhere nuk e vë rripin e sigurimit» hidhet prap gruaja bjonde.
I inatosur tashmë burri i thotë gruas:
«Epo mbylle të shkretën! Boll u hodhe duke folur brockulla!»
«Kështu ju flet gjithmonë zonjë?» i thotë gruas polici!
Dhe gruaja përgjigjet:
«Jo, jo zoti polic, vetëm kur është i dehur».
Burimi: ChatoShqip.com
Komento dicka rreth kesaj teme