Çfarë është fenomeni bullying?

Pse disa hiqen si «të fortë» me të tjerët? Kush bëhet më tepër shënjestër? Ç’mund të bësh nëse të bien në qafë? Pyetësori !!! Përgjigjet e pyetësorit ! Ngacmimi nga «të fortët» ose fenomeni bullying nuk është gjë e vogël. Sipas një studimi më tepër se 40% e vetëvrasjeve te të rinjtë duket se vijnë nga këto ngacmime. 1. Çfarë është fenomeni bullying? Këtu nuk futen vetëm sulmet fizike. Mund të përfshihen edhe rastet e mëposhtme. Sulmet me fjalë. «Vajzat mund të tregohen brutale në të folur, —thotë Selina 20-vjeçare.…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Disa shenja qe tregojne se femija juaj eshte ne rrezik ne internet

Interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, e të rriturve dhe fëmijëve. Interneti ka revolucionarizuar jetën e njerëzve, duke ofruar pakufi shumë informata, njohuri dhe përmbajtje argëtuese, si për rriturit, ashtu edhe për të fëmijët. Mirëpo, ekziston një numër i madh i rreziqeve potenciale që rrezikojnë privatësinë dhe sigurinë e shfrytëzuesve të tij, veçanërisht privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve, adoleshentëve  dhe familjeve të tyre. Në moshën dixhitale, çdo fëmijë është vetëm një klik larg nga pornografia e turpshme, grabitqarët, dhe kërcënimet e reja – cyber dhuna dhe ‘sexting’…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Të drejtat e fëmijëve në internet

Keni të drejtë të ndjeheni i sigurt dhe të jeni i sigurt në internet. Keni të drejtë të hulumtoni, mësoni dhe kënaqeni në internet. Keni të drejtë të mbani të fshehta informatat e juaja personale. Keni të drejtë që të tjerët të mos ju shqetësojnë ose ngacmojnë. Keni të drejtë t’i injoroni e-mailat dhe mesazhet nga njerëzit të cilët nuk i njihni ose nuk ju besoni. Keni të drejtë që të mos plotësoni formularët ose të mos përgjigjeni në pyetjet e parashtruara në internet. Keni gjithmonë të drejtë të kërkoni…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Femijet dhe interneti

Interneti është po thuajse si bota jonë reale. Ai është një rrjet global i kompjuterëve të lidhur që janë në gjendje të komunikojnë nëpërmjet linjave telefonike, kabllove dhe satelitëve. Lidhja me internet ju mundëson për të transmetuar dhe shpërndarë informacione në formën e tekstit, fotografisë, videos, muzikës etj. Çdokush mund të lidhet me internet në qoftë se ka një kompjuter që është i lidhur në internet dhe ka një llogari me një ofrues të shërbimit të internetit. Interneti nuk ka ndonjë vendndodhje të caktuar, apo ndonjë seli qendrore. Ai është…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Shenjat paralajmëruese se një fëmijë mund të jetë në rrezik

Fëmija shpenzon shumë kohë në internet, sidomos gjatë natës Shumica e fëmijëve, që bien viktima të keqbërësve, kalojnë shumë kohë online, sidomos natën, dhe veçanërisht në “chat”. Keqbërësit zakonisht shfrytëzojnë internetin gjatë natës për të gjetur dhe joshur ndonjë fëmijë. Ju gjeni pornogrfi­ në kompjuterin e fëmijës tuaj Pornogra­fia përdoret shpesh për t’i viktimizuar seksualisht fëmijët. Keqbërësit shpeshherë u dërgojnë material me përmbajtje pornogra­ke me qëllim që të hapen diskutime seksuale dhe që t’i joshin fëmijët. Përdorimi i tepërt i telefonit Fëmija juaj kalon shumë kohë në telefon me një…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Si te flas me femijen tim?

Si prindër, ju duhet të dini se çfarë bëjnë fëmijët e juaj online dhe duhet t’i ndihmoni ata që ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Pasi që teknologjia ndryshon pothuajse çdo ditë, ju duhet të jeni të informuar dhe të angazhoheni vazhdimisht. Lëreni të ju mësojë Fëmijët e dinë më së miri se çfarë bëjnë online. Pyetni ata rreth faqeve që i vizitojnë duke i parashtruar pyetje si: Pse të pëlqen kjo faqe? Çfarë bën në këtë faqe? Çka është tërheqëse në këtë faqe? Kush e përdor në shkollë?…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Cfare ben femija im ne internet?

Luan lojëra Lojërat në internet janë shumë tërheqëse për shumë fëmijë. Ata ndjejnë kënaqësi të madhe duke luajtur lojëra dhe për shumë prej tyre kjo është përvoja e parë kur ata përdorin kompjuterin dhe internetin. Ata zakonisht vizitojnë faqe të ndryshme në internet ku mund të luhen lojëra. Me rritjen dhe zhvillimin e tyre, fëmijët fillojnë të eksplorojnë lojëra më të ndërlikuara dhe që përfshijnë lojëra në grupe të ndryshme online.  Është e rëndësishme që ju si prindër të jeni vazhdimisht të përfshirë në lojërat që fëmija juaj luan. Para…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin