Çfarë është fenomeni bullying?

Pse disa hiqen si «të fortë» me të tjerët? Kush bëhet më tepër shënjestër? Ç’mund të bësh nëse të bien në qafë? Pyetësori !!! Përgjigjet e pyetësorit ! Ngacmimi nga «të fortët» ose fenomeni bullying nuk është gjë e vogël. Sipas një studimi më tepër se 40% e vetëvrasjeve te të rinjtë duket se vijnë nga këto ngacmime. 1. Çfarë është fenomeni bullying? Këtu nuk futen vetëm sulmet fizike. Mund të përfshihen edhe rastet e mëposhtme. Sulmet me fjalë. «Vajzat mund të tregohen brutale në të folur, —thotë Selina 20-vjeçare.…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Vendet më të shpeshta nga ku fëmijët lidhen në internet

Interneti ka ndikuar shumë në ndryshimin e mënyrës së jetesës sonë, veçanërisht të fëmijëve tanë. Ky fenomen është një botë në vete që bart shumë gjëra për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm dhe të informohemi si duhet. Për shumë prindër, kjo mund të jetë një ngarkesë më tepër. Përveç detyrimeve tjera ndaj fëmijëve tuaj, ju mundoheni të jeni në dijeni se çka bën fëmija juaj kur është online dhe nëse ajo çfarë bën është e sigurt ose jo. Ju mund të pyesni veten se si mund të jeni…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Cfare duhet te bej qe femija im te jete i sigurt ne internet?

Ka një numër veglash që ju ndihmojnë për sigurinë e fëmijëve tuaj: Kontrollet prindërore Si prindër mund të jetë e vështirë të monitoroni se çka bëjnë fëmijët e juaj online. Shumica e prindërve i besojnë fëmijëve të tyre por fëmijët sidoqoftë mund të ndeshin material shqetësues. Filtrimi dhe moderimi janë mënyra të mira për të ndaluar përmbajtjen e papërshtatshme dhe të dëmshme. Këto janë vegla që ju mundësojnë të vendosni kufij online sipas moshës së fëmijëve. Disa nga këto vegla janë gratis dhe ka tjera që mund t’i bleni. Përdorni…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Si te flas me femijen tim?

Si prindër, ju duhet të dini se çfarë bëjnë fëmijët e juaj online dhe duhet t’i ndihmoni ata që ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Pasi që teknologjia ndryshon pothuajse çdo ditë, ju duhet të jeni të informuar dhe të angazhoheni vazhdimisht. Lëreni të ju mësojë Fëmijët e dinë më së miri se çfarë bëjnë online. Pyetni ata rreth faqeve që i vizitojnë duke i parashtruar pyetje si: Pse të pëlqen kjo faqe? Çfarë bën në këtë faqe? Çka është tërheqëse në këtë faqe? Kush e përdor në shkollë?…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin

Cfare ben femija im ne internet?

Luan lojëra Lojërat në internet janë shumë tërheqëse për shumë fëmijë. Ata ndjejnë kënaqësi të madhe duke luajtur lojëra dhe për shumë prej tyre kjo është përvoja e parë kur ata përdorin kompjuterin dhe internetin. Ata zakonisht vizitojnë faqe të ndryshme në internet ku mund të luhen lojëra. Me rritjen dhe zhvillimin e tyre, fëmijët fillojnë të eksplorojnë lojëra më të ndërlikuara dhe që përfshijnë lojëra në grupe të ndryshme online.  Është e rëndësishme që ju si prindër të jeni vazhdimisht të përfshirë në lojërat që fëmija juaj luan. Para…

Komento dicka rreth kesaj teme

Lexo Postimin