miku Shtator 27, 2018

Orgazmat e shumta ndodhin kur një person arrin kulmin më shumë se një herë gjatë marrëdhënies seksuale.

Ato ndodhin më shpesh tek femrat, por jo të gjitha femrat kanë orgazma të shumta.

Shumica e femrave kanë aftësinë për të pasur orgazma të shumta, por hulumtimet e lidhura me të kanë treguar se vetëm 15% i kanë ato.

Vlen të përmendet se orgazmat e shumta nuk janë studiuar gjerësisht, dhe shkencëtarët njohin më së shumti të dhënat më të rëndësishme nga individë ose histori personale.
Ekzistojnë gjithashtu përkufizime të ndryshme të fenomenit.
Disa ekspertë, për shembull, besojnë se orgazmat e shumta vijnë njëra pas tjetrës me një interval shumë të vogël.
Femrat, me fjalë të tjera, mbeten në eksitim.
Të tjerë besojnë se intervali mes orgazmave janë më të gjatë dhe se gruaja arrin kulmin, pushojnë për një kohë dhe pas pak minutash përsëri arrijnë në orgazmë.

Shpesh femrat venë re se orgazmat e dyta ose të treta janë më pak intensive se sa të parat, pa nënkuptuar se kjo ofron më pak kënaqësi.

Shpesh herë besohet se meshkujt nuk janë në gjendje të kenë orgazma të shumëfishta për shkak se trupat e tyre kanë nevojë për një periudhë pushimi deri sa te arrijnë të eksitohen përsëri seksualisht.
Kjo periudhë për disa meshkuj mund të jetë shumë e shkurtër, që zgjat vetëm disa minuta, ndërsa të tjerët mund të zgjasë 12-24 orë ose edhe më gjatë.

Gjithashtu, disa njerëz pohojnë se në fakt mund të kenë orgazma të shumta.
Shumë nga informacionet mbi të cilat bazohet ky fenomen rrjedhin nga përvojat subjektive të meshkujve.
Një përmbledhje e vitit 2016 sqaron për meshkujt se orgazmat e shumta ndodhin brenda një harku kohor prej 20 minutash por dhe se aftësia e një mashkulli të ketë orgazma të shumta zvogëlohet pas moshës 30.

Studimi gjithashtu raportoi se orgazmat e shumta te meshkujt mund të ndodhin kur meshkujt shmangin “arritjen ne kulm” për një kohë, kur përdorin ilace psikostimuluese, kur ndryshojnë partnerë seksualë ose përdorin lodra seksi.

Si meshkujt ashtu edhe femrat nuk duhet të shqetësohen nëse nuk kanë orgazma të shumta.

Përvoja seksuale mund të jetë jashtëzakonisht e kënaqshme dhe pa to.
Megjithatë, në qoftë se çiftet duan të përpiqen të kenë orgazma të shumta ose të përmirsojnë funksionin e tyre orgazmik, është e rëndësishme të diskutojnë hapur preferencat e tyre seksuale me partnerët e tyre dhe të provojnë praktika të reja.
Gjithashtu duhet të jenë të durueshëm dhe të qete.
Disa herë praktikimi i praktikave të ndryshme seksuale duhet të bëhet deri në arritjen e qëllimit.
Disa ekspertë gjithashtu rekomandojnë njerëzit të mos përqëndrohen në orgazmat e shumta për qëllime egoiste, por të përqendrohen më shumë te aktiviteti seksual që të çon në kulm.
Burimi: ChatoShqip.com

Komento dicka rreth kesaj teme