miku Nëntor 27, 2018

Chris Rea – Road To The Hell | Rruga Drejt Ferrit

Qëndrova pa lëvizur në autostradë
Pash një grua,
Në anë të rrugës
Fytyrën e saj e njihja njëlloj si timen
Reflektonte në dritaren time
Dhe eci deri te dritarja ime
Dhe përkulet ngadalë
Një presion i tmerrshëm më paralizoi,
Në hijen time

Ajo tha, “Bir, ç’bën këtu?
Frika ime për ty më ka kthyer brenda varrit tim.
“Thash, “Nënë, erdha në luginën e pasanikëve,
Për të shitur veten time”
Ajo tha, “Bir, kjo është rruga drejt ferrit

Gjatë udhëtimit tënd në shkretëtirë,
Nga Thatësira drejt Burimit,
Humbe dhe u gjende në rrugën drejt ferrit

E qëndroj pranë një lumi
Por uji nuk rrjedh
Vlon me çdo helm që mund të mendosh
Dhe jam posht dritave të rrugës
Por drita e lumturisë që njoh,
Është trembur tmerrësisht dhe ka rënë thellë nën hije.
Dhe frika e shfrenuar e dhunës,
Mbyt çdo buzëqeshje në gjithë fytyrat
Dhe llogjika e zakonshme godet këmbanat
Kjo nuk është një shkatërresë teknologjike,
Oh jo, kjo është rruga drejt ferrit

Dhe të gjitha rrugët denden me kredira
Dhe nuk mundesh të bësh dot asgjë
Janë të gjitha vetëm copëza letre,
Që fluturojnë larg teje
Kujdes botë, shikoni mirë të vëreni,
Çfarë bie këtu posht
Duhet ta kuptosh shpejt këtë mësim
Dhe ta mësosh mirë
Nuk është një rrugë malore kjo,
Oh jo, kjo është rruga,
Kjo është rruga,
Kjo është rruga drejt,
Ferrit

Komento dicka rreth kesaj teme