Internet Relay Chat (IRC) (shqip: Komunikim/Bisedë e Bazuar në Internet apo shkurt Biseda IRC) është shërbim i internetit që përdoruesve të saj ju mundëson komunikimin drejtperdrejt (live).

Ky komunikim bëhet zakonisht me tekstet e shkruara, ku duhet theksuar se në kohët e fundit u zgjerua edhe në komunikimin me ton (audio) dhe virtual (video).

IRC-ja u krijua nga Jarko Oikaren në gusht 1988.

Gjatë dekadës së fundit përdorimi i IRC ka rënë : që nga viti 2003 ka humbur 60% të përdoruesve (nga 1 milion në 400,000 në 2014) dhe gjysmat e kanaleve (nga gjysëm milioni në 2003).

Në muajin mars të 2015 kanali më i madh ishte Freenode me afërsisht 99,000 përdorues.

Disa thonë se ka pak vetë që gjurmojnë e shfletojnë në internet por ka shumë më shumë që netë të tëra kalojnë në dhoma të tilla.

Dhoma këtu janë njësitë e gjithë hapësirës së ofruar për komunikim (Chat).

Me hyrjen në ndonjë hapësirë të tillë ju prezantohen disa dhoma, varësisht prej shkallës së nivelit të komunikimit të pjesëmarrësve janë të radhitura sipas temave.

Secila dhomë ka administratorin i cili është edhe drejtues i temës së shtruar dhe ai mund të vendosë që të largojë ndonjë pjesëmarrës të pa dëshiruar. Nga emrat e pjesëmarrësve në dhoma nuk mund të kuptohet aspak se më kë komunikohet.

Aty mund të gjesh një femër që prezantohet si mashkull,  një plak qe prezantohet si i ri, e plot kombinime të tjera që mund të ngatërrojnë njerëzit.

Shumë persona janë edhe të sëmurë nga magjia e këtij komunikimi, me kalimin e kohës nuk mund të lidhen në internet pa hyrë në ndonjë dhomë.