KARMA DHE DHARMA: RËNDËSIA E TYRE NË JETËN TONË!

HYRJE

Kur ndodh diçka shumë serioze në jetën e njeriut, disa herë dëgjojmë: Ishte karma e tij, ose, karma e saj!
Një shprehje e tillë mund të tregojë se personi është duke u ndëshkuar për ndonjë veprim të së kaluarës.
Por mësimdhënia e karmës ka më shumë sesa thjesht një ndjenjë ndëshkimi.
Krijimi i një pikëpamjeje më të gjerë të kësaj çështje do të na e bëjë më të lehtë ta eksplorojmë.
Shumë njerëz sot flasin për Unitetin e jetës.
Në të vërtetë, mësimet e mençurisë së përjetshme, të njohura tashmë si teozofi, përcjellin se universi është Një Gjë, se është i gjallë, inteligjent dhe shumë-nivelësh, se përbëhet nga qënie të ndërlidhura që i shoqërojnë ato në evolucionin e tyre në një jetë ose vetëdije më të lartë.
Mësimi teozofik thotë se ekziston një tërësi e vetme, e pandashme në univers.
Secili prej nesh është një pamje e ndryshme e kësaj tërësie dhe jo pjesë të ndara të saj.

Karma thuhet se është pjesë integrale e kësaj tërësie, e këtij universi.
Jo vetëm diçka universale, por LIGJI i universit, një zinxhir shkaqesh që shtrihen si prapa në të kaluarën e pafund por dhe përpara drejt së ardhmes së pafund.
Prandaj Karma ka kuptimin dhe zbatimin më të gjerë në jetën e të gjithë universit.
Ajo prek grimcat, galaktikat, qëniet njerëzore, shoqëritë e tyre, kombet, etj.
Idetë e paraqitura në këtë botim vijnë nga një larmi burimesh dhe unë thjesht po i rendis për t’i reflektuar.
Do të merremi me tre fusha kryesore të çështjes.

  1. Kuptimi i Karmës.
  2. Disa tipare kryesore të Ligjit Karmik sipas mësimit teozofik.
  3. Zbatimin e Karmës dhe Dharmës në jetën tonë të përditshme.

Kuptimi i Karmës

Fjala Karma vjen nga rrënja sanskrite kri që do të thotë “bëj” ose “veproj”
Kshuqë lidhet me lëvizjen ose veprimin.
Nuk është diçka statike.
Në këtë kuptim, karma i referohet çdo lloj veprimi.
Karma përmendej gjithmone si Ligj.
Ligjet njerëzore mund të konsiderohen si rregulla të kontrollit, por karma, është një ligj natyror.
Është një lloj tipari i rregullt i Natyrës siç është graviteti
Nuk imponohet nga diçka e jashtme, por është e lindur në jetë.
Zonja Blavatsky nuk e quajti karmën thjesht një ligj, por Ligjin Suprem të universit.
E perceptonte atë si një ligj që rikthen vazhdimisht gjendjen harmonike normale të botës kur prishet.
Le ta mbajmë këtë imazh në mendje ndërsa vazhdojmë studimin e kësaj çeshtjeje.

Madje mund ta konsiderojmë karmën si një “fillim”.
Një “parim” (sipas Fjalorit Australian të Përgjithshëm të Oxfordit) mund të përshkruhet si “një e vërtetë themelore që formon bazën e logjikës ose veprimit”.
Ose, gjithashtu mund të mendojmë për karmën si një proces që përshkon tërë universin, një univers që është në të vërtetë Një Gjë me shumë anë.
Në këtë mënyrë karma ka të bëjë me çdo veprim, çdo aktivitet dhe prandaj ka një “lloj”, një “formë”.
Është gjithashtu një parim rregullues, ligj ose proces dhe për këtë arsye ka të bëjë me vetëdijen.

Si ta kuptojmë Karmën?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të karmës.
Dikur ishte një këngë nga John Lennon me titull: “Karma e menjëhershme do të të rrëmbejë (Instant Karma)”.
Tingëllon si diçka që do t’ju shtyjë menjëherë për të bërë diçka!
Disa njerëz mendojnë se karma është fatale, se ngjarjet në jetën tonë janë të pashmangshme dhe të paracaktuara.
Por duket se në përgjithësi nuk është kështu.
Për çfarë arsye?
Sepse ne vazhdimisht po modifikojmë shkaqet e mëparshme me veprimet tona, dhe efekti karma nuk vjen gjithmonë menjëherë.
Në fakt, mësimi teozofik sugjeron se mund të duhen disa jetë para se efektet e disa veprimeve tona të bëhen të dukshme.

Ligji i tretë i lëvizjes së Njutonit thotë se për çdo veprim ekziston një kundërveprim.
Mund të mendonte dikush se mëlart shpjegohet dhe ligji i karmës, por ka një ndryshim.
Felix Leighton, një anëtar i Seksionit Amerikan të Shoqërisë Theosophical, shkroi se tre ligjet e Njutonit për lëvizjen kishin të bënin me forcën, materien dhe lëvizjen, por vetëm në sferën fizike.
Nga ana tjetër, karma (pavarësisht nëse konsiderohet si ligj, parim ose proces) përfshin në fushën e saj të veprimit fushat më të imëta të materies dhe jo vetëm fushën fizike, si dhe fusha të tjera si emocionet, motivet, fushat më të imëta të vetëdijes.
Pra, duket se është diçka shumë më e komplikuar.

Cilat janë shkaqet e efekteve karmike në jetën tonë?

Në përgjithësi, mund të themi se ngjarjet që ndodhin në jetën tonë vijnë nga shkaqe që ne kemi vënë në lëvizje në të kaluarën tonë.
Por secili nga veprimet tona është një shkak i ri, dhe kështu që ne mund të shohim mendërisht një zinxhir veprimesh ose ngjarjesh gjithnjë e në zgjerim.
Vlen të theksojmë se është e vështirë të shqyrtohet karma pa ekzaminuar në të njëjtën kohë një mësim tjetër të Urtësisë së Përhershme.
Kjo është, rimishërimi, i cili vendos karmën në një bazë më të gjerë dhe vlen të merret në konsideratë.
Thuhet se një pjesë më e thellë e jona (të cilën mund ta quajmë shpirti) rimishërohet në personalitete të njëpasnjëshme, të ndryshme në mënyrë që të përshkojnë gamën e plotë të përvojave njerëzore para se të kthehemi më në fund te Burimi, thelbi i tij shpirtëror.
Meqënëse rimishërimi është pjesë e ekuacionit, atëherë mund të konsiderojmë që karma jonë po ndryshon vazhdimisht nëpër shumë jetë.

Ne shpesh mendojmë për karmën si karma individuale “karma ime”.
Por Madame Blavatsky, bashkëthemeluese e Shoqërisë Theosophical, gjithashtu shkroi edhe për karmën grupore dhe atë kombëtare.
Shkrimtarë të tjerë teozofikë e kanë përfshirë këtë thënie në shkrimet e tyre.
Sipas saj, jo vetëm që i përjetojmë pasojat karmike të veprimeve tona të së kaluarës por jemi gjithashtu pjesë e karmës grupore të mjedisit tonë shoqëror, qytetit tonë, vendit tonë, pa lënë mënjanë karmën më të gjerë, atë të planetit tonë.
Na kujton përgjegjësinë tonë personale në të gjitha këto zona – familjen, komunitetin, qytetin, vendin tonë dhe Tokën.
Ne nuk funksionojmë si qeliza individuale.
Jeta kozmike përshkon të gjitha format e jetës në planetin tonë.

Analogjia – Një shembull i Fenomeneve të Motit

Ndonjëherë është e dobishme të adoptojmë një imazh për të kuptuar diçka.
Mëposhtë është një analogji e shkëlqyeshme për të ndihmuar në shpjegimin e “proceseve tona karmike”.
Imagjinoni imazhin vijues nga teksti i Virginia Hanson (Kthimi ritmik i Karmës në Harmoni):

“Proceset e karmës mund të krahasohen me kompleksitetin e fenomeneve të motit.
Zona të mëdha të barometrave të larta dhe të ulëta depërtojnë në atmosferë, duke zënë hapësirën e njëra-tjetrës, duke shkaktuar erëra dhe kushte të ndryshme atmosferike.
Lagështia ngrihet nga toka dhe formon re, të cilat mund të kalojnë qindra milje para se të lëshojnë lagështinë që mbajnë nëpërmjet shiut ose dëborës.
Rrymat e erës lart mbi tokë kanë një farë ndikimi, ashtu si shkretëtirat e krijuara shekuj më parë, para se fiset nomade të kullosnin tufat e tyre.
Detet prej betoni në qytetet moderne luajnë një rol të jashtëzakonshëm.
Moti, në një ditë të caktuar, në një vend të caktuar, është një produkt i një kombinimi të faktorëve të panumërt, të së kaluarës dhe të tashmes, lokale dhe globale, dhe ndikime të reja po hyjnë vazhdimisht në sistem, duke modifikuar rezultatin”

Nëse e mendojmë më mirë, sa shpesh mund të jepet parashikimi i motit me saktësi absolute?
Kështu që këtu kemi një imazh tre-dimensional, “natyror” që mund të na ndihmojë të formojmë një ide të mënyrës holistike në të cilën funksionon karma.
Sidoqoftë, gjithmonë është thënë që karma mbulon më shumë dimensione sepse ajo funksionon paralelisht dhe në fusha të imëta të ndërgjegjes.

Si shlyhet Karma?

Nëse karma është një proces themelor që përshkon gjithë universin, atëherë është e nevojshme të kemi një “inteligjencë” të fortë kozmike, e cila rregullon vazhdimisht pasojat e forcave që vihen në lëvizje nga shkaqe specifike.
Të gjitha veprimet (p.sh. fizike, emocionale dhe mendore) thelbësisht thuhet se janë “të impresionuara” në vetëdijen universale dhe rregullohen vazhdimisht në përputhje me Ligjin Karmik.
Në mësimet e Urtësisë thuhet se disa entitete inteligjente “regjistrojnë”, në një farë mënyre, ngjarjet në Dritën Yjore, rajon i padukshëm që rrethon planetin tonë.
Mund të imagjinojmë një lloj filmi të vazhdueshëm kozmik që ofron mundësinë e një regjistrimi të pashlyeshëm të të gjitha akteve që kanë ndodhur tashmë, ose që do të ndodhin në të ardhmen.
Këto entitete inteligjente u quajten nga Elena P. Blavatsky, përfaqësues të karmës.
Ata quhen gjithashtu “Lipika”, një term sanskrit që rrjedh nga rrënja Lip, që do të thotë “shkruaj”.
Kjo është arsyeja pse Lipika shpesh herë referohen si regjistrues.

Në fakt, funksioni i procesit karmik është me të vërtetë shumë “i qartë”, por ne nuk kemi domosdoshmërisht aftësinë për ta perceptuar atë derisa të pësojmë një situatë të dhimbshme nga ndonjë rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve tona.
Ndonjëherë, vetëm pas dhimbjes së përsëritur, ose trishtimit të madh, ose pranimit të dhimbjes që i kemi shkaktuar dikujt, dikush mund të kontrollojë ose modifikojë disa modele të sjelljes dhe veprimit.

VETITË OSE CILESITË KRYESORE TE LIGJIT KARMIK SIPAS MËSIMIT TEOZOFIK

Ndoshta mund të shtrohet pyetja: Cilat janë cilësitë kryesore të këtij Ligji, këtij parimi apo procesi që ne e quajmë Karma?
Procesi karmik është i përgjithshëm, “holistik”.
Megjithëse egziston ajo që thamë “karma individuale”, nuk jemi të izoluar dhe as veprojmë kështu.
Mos harroni thënien në fillim të këtij botimi se universi është Një Gjë.
Gjithçka që bëjmë ndikon në planet në një farë mënyre.
Shihni se si aktet e fundit terroriste kanë prekur të gjithë planetin.
Karma është plotësisht “e lëngshme” dhe “elastike”, thotë Madame Blavatsky.
Rezultatet azhornohen vazhdimisht.
Procesi karmik nuk është vijor por “shumëdimensional”.
Virginia Hanson shkroi: “Karma është gjithashtu shumëdimensionale, jo vijore.
Ndikohet nga veprimet në nivelin fizik, mendor dhe shpirtëror, në të gjitha nivelet dhe fushat e Natyrës.
Aktivizon ndikime nga e kaluara e largët dhe e tashmja.
Edhe pse e ardhmja është e ndikuar nga e kaluara, ajo ende nuk ka përfunduar.
Është një produkt i shkaqeve të panumërta”.
Ashtu si shembulli i parashikimit të motit!

Karma është “e saktë” dhe “inteligjente” (përshtat “me pjekuri, inteligjencë dhe drejtësi çdo rezultat ndaj kauzës së saj”) (Çelësi i Teozofisë).
Është “objektive” ose “e paanshme”.
Mund të themi se kemi një karmë të mirë ose të keqe (dhe ky mund të jetë një lloj qëndrimi bestytni), por nëse e studiojmë ne një këndvështrim më të gjerë, egzistojnë vetëm shkaqe karmike dhe rregullime karmike, ose ato efekte që rivendosin harmoninë.
Kështu, mund të përmbledhim disa tipare të Ligjit Karmik duke theksuar se ai është holistik, i rrjedhshëm dhe elastik, shumëdimensional, i saktë dhe inteligjent, neutral ose objektiv.

Karma dhe Dharma në jetën e përditshme

Tashmë kemi folur për karmën grupore dhe atë individuale.
Kështu, karma punon jo vetëm kolektivisht, por thellësisht dhe plotësisht edhe për çështje individuale.
Prandaj, le të analizojmë prezantimin e temës sonë përmes rrethanave të jetës së përditshme.
Duke përdorur një metaforë artistike, le të mendojmë për veten si një statujë në procesin e skalitjes.
Secili prej nesh është një krijim në progres, në procesin e një udhëtimi, kthimin drejt Burimit tonë.
Njerëzit më të përparuar në rrugën e kthimit, ose nivritti marga, mund të frymëzohen më shumë nga dhembshuria, një natyrë morale, një vlerësim i së mirës, ​​së vërtetës dhe së bukurës, një mençuri e pazakontë, etj.
Mësimi i rimishërimit na mëson se ne e zbusim veten përmes shumë jetësh.
Duke përpunuar anet tona negative dhe duke i zbuluar ato gradualisht, ne gdhendim dhe lustrojmë atë që është brenda nesh.
Është e mundur që të ketë bukuri dhe art në çdo veprimin tonë, në marrëdhëniet tona, në mjedisin e punës, etj.

Autorja Shirley Nicholson thekson se nuk është e mundur të eliminojmë ndikimet që kemi aktivizuar në të kaluarën, por mund të ndikojmë në rrjedhën e jetës sonë në çdo kohë, duke kanalizuar “energji të reja në drejtime të reja”.
Bukuria në veprim mund të jetë pjesë e kësaj energjie të re që ndihmon rritjen tonë të brendshme.
Mund të shtrohet pyetja: A ka gjendje karmike që çojnë kryesisht në zhvillimin e brendshëm të një qënie njerëzore?
Kjo kërkon shqyrtim.
Një dëgjues, dikur duke iu përgjigjur me theks kësaj pyetjeje, tha se pasuria mund të prodhonte një mjedis pozitiv për zhvillimin e brendshëm.
Por a është padyshim kështu?

Siç vërejti Virginia Hanson: “Pak, në të vërtetë, duken të aftë të përballojnë efektet e pasurisë së tepërt pa përfituar nga mundësitë dhe detyrimet që ofron ose kërkon pasuria”.
Prandaj, pasuria e tepërt dhe fuqia kozmike që e ndjek atë, nuk mund të konsiderohen sinonime me rrethanat që çojnë në zhvillimin e brendshëm njerëzor, që është zhvillimi i një Shpirti.
Edhe pak pasuri mund të çojë në një predispozicion për të kërkuar më shumë pasuri, në dëm të rritjes së brendshme.

Joseph Goldstein, duke cituar një pikëpamje Budiste të karmës, tha: “Perceptimi ynë i menjëhershëm se si ligji i karmës funksionon çdo minutë mund të jetë një motivues i fuqishëm për të zhvilluar gjendjen e zgjuarsisë që do të na sjelli lumturi në atë moment, por gjithashtu të prodhojë frytin e prosperitetit në të ardhmen.”
Këto fjalë na çojnë tek tema tjetër e kërkimit tonë – Dharma.

DHARMA

Termi zakonisht përkthehet si detyrë, por ky interpretim nuk është i mjaftueshëm sepse dharma është shumë më tepër.
Është një fjalë sanskrite që rrjedh nga rrënja dhri, që do të thotë ‘vendos’, ‘mirëmbaj’, ‘mbështes’, ‘mbaj’. ‘sjell’
Dharma ka shumë nuanca të kuptimit, duke përfshirë fenë, borxhin, drejtësinë, hirin yjnor, korrektësinë dhe sjelljen e mirë.
Prandaj ka dimensione të forta morale.
Gjithashtu ka një kuptim dytësor që mund të mos jetë i njohur mirë.
Që është, “cilësi karakteristike thelbësore ose veçanti”.
Kështu që mund të mendojmë për dharmën si ajo që ruan cilësinë tonë thelbësore ose karakteristike, ose vendoset në të Vërtetën se kush jemi.
Prandaj dharma është jashtëzakonisht e vlefshme!
Në fakt, dharma është përshkruar si e vërteta e qënies sonë.
Secili prej nesh ka dharmën e vet, të njohur si Svadharma.

Zbatimi i Karmës dhe Dharmës në jetën e përditshme.

Thuhet se karma është shkaku dhe pasoja, dhe dharma është fuqia e studimit të kujdesshëm dhe vendimit.
Prandaj, si karma, ashtu edhe dharma janë të pranishme në zgjedhjet dhe veprimet tona në çdo situatë në të cilën jemi përfshirë.
Dharma është e pranishme të paktën potencialisht në të gjitha situatat sepse karma dhe dharma janë të lidhura dhe nuk mund të shkëputen.
Por rastet në të cilat dharma është thelbësisht e pranishme në jetën tonë ndryshojnë në mënyrë dramatike.
Mund të mendojmë për karmën si një gjendje horizontale ose domosdoshmëri, dhe dharmën si një mundësi vertikale.
Në diagramin vijues, boshti horizontal përfaqëson karmën dhe vertikali dharmën.

Karma = kufizimet tona,
Dharma = zgjerim përtej kufizimeve tona,
Karma = vendi ku jemi tani.
Dharma = vendi ku mund të gjendemi,
Karma = kufizimet tona, kufijtë e aftësisë sonë për t’iu përgjigjur në një situatë.

Dharma = kapërcejmë kufijtë tona duke shprehur natyrën tonë thelbësore, kudo qe gjendemi
Prandaj, jetesa e pandërprerë në dharmë mund të konsiderohet si një zhvillim progresiv brenda njeriut, i shoqëruar me zhvillimin më të lartë mendor dhe shpirtëror.
Dharma gjithashtu ka një dimension moral, sepse çdo veprim që pasqyron natyrën tonë thelbësore si qënie njerëzore, ka në themel moralin e tij.
Le ta shohim dharmën në një mënyrë praktike.
A ka pasur ndonjëherë një detyrë në jetën tuaj që dukej shumë e vështirë?
Ndoshta, herë pas here, ndihemi keq brenda kufizimeve tona, por gjejmë guximin për të vazhduar me një detyrë të veçantë, për ta bërë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e ditur se gjatë procesit kemi tejkaluar kufijtë tanë normalë.


Kjo detyrë mund të ketë sjellë një ndryshim të madh në jetën tonë.
Këto janë rastet në të cilat ne zgjerohemi përmes këtyre mundësive vertikale, duke iu afruar më shumë asaj që jemi në të vërtetë.
Le të shqyrtojmë vështirësitë dhe dharmën.
Për shembull, merrni parasysh një person në burg.
Ka të ngjarë të revoltohet dhe të përballet me vështirësi të mëdha për tu përshtatur me kushtet e reja.
Por i njëjti i burgosur mund të jetë në gjendje të meditojë thellë, të përdorë kohën e tij në burg në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëhet një person më i mirë.
Mendoni për Nelson Mandela.
Një person krejt tjetër doli nga burgu, dhe jo personi i zemëruar që ishte dikur.
Ai nuk u keqësua por vazhdoi të përfitonte nga mundësia që iu dha për të ndihmuar njerëzit.
Ai u përball me disa vështirësi karmike, por mund të themi se në një farë mënyre ai arriti t’i kthehej më shumë qënies së tij, natyrës së tij thelbësore, dharmës së tij.

Thuhet se dharma jonë nuk është një detyrë ndaj vetes, familjes, punëdhënësit tonë, apo edhe atdheut tonë veçmas nga të tjerët.
Ndoshta është detyra jonë ndaj tërë jetës, e cila tejkalon modelet më të kufizuara karmike që kemi trashëguar.
Gjithashtu, dharma nganjëherë quhet ‘detyrë e drejtë’.
Përveç interpretimeve të tjera të zakonshme të fjalës, dharma mund të konsiderohet si:
· Një probabilitet vertikal që zgjerohet përtej kushteve të tij kufizuese.
· Vendosja e vetvetes sonë më në brendësi ose natyra jonë thelbësore, me sjellje përkatëse.
· Dimension i fortë moral
· Detyra jonë ndaj gjithë jetës, përmes ndërgjegjësimit të cilësive tona më të larta, siç janë inteligjenca e pjekur dhe dhembshuria.

Karma dhe dharma mund të duken se janë në kundërshtim me njëra-tjetrën, veçanërisht kur zgjedhjet tona, në disa raste, mund të jenë të kufizuara ose të vështira.
William Metzger, vuri re se kundërshtimi midis të dyjave duhet të përjetohet ndoshta si një vallëzim, dhe jo si një luftë!
Në një vallëzim vërehet se vullneti dinamik dhe imagjinata e valltarit vazhdimisht lufton kundër gravitetit.
Por valltari gjithashtu përdor gravitetin, si dhe dyshemenë për të përcaktuar fushën e kësaj beteje të këndshme ose tragjike.
Çështja është se, ne mund të përdorim kufizimet tona karmike si një pikënisje për t’u afruar me atë që jemi në të vërtetë.
Ne mund të kërcejmë me situata, në vend që të provokojmë intensitetin e një lufte.
Prandaj, ndërsa shqyrtojmë efektet karmike të shkaktuara nga shkaqe që u vunë në lëvizje më parë, na është dhënë një “mundësi” e mrekullueshme për t’u afruar me atë që jemi vetvetiu, për t’u vendosur në natyrën tonë të brendshme.
Duke manifestuar dharmën tonë, borxhin tonë ndaj gjithë jetës, ndihmojmë në përparim, drejt qëllimit të Një Jete.

PERMBLEDHJE

Përmbledhje, kemi shqyrtuar tashmë disa pika të rëndësishme:

  1. Kuptimi i karmës
  2. Disa tipare kryesore të ligjit karmik sipas mësimit teozofik
  3. Zbatimi i karmës dhe dharmës në jetën e përditshme.

Çelësi drejt Jetës Shpirtërore

Një mendim interesant, i dobishëm në jetën e përditshme, u shpreh në mënyrën vijuese: “Çelësi drejt jetës shpirtërore është… shndërrimi i karmës në dharmë ”(William Metzger).
Thuhet se gjendjet karmike mund të trajtohen në mënyrë kreative, si një vallëzim.
Sidoqoftë, gjatë gjithë ditës, na jepet një mundësi e shkëlqyer kreativiteti, të përqafojmë situatën me të vërtetën e qënies sonë dhe të përgjigjemi në përputhje me rrethanat.
Pra, mund t’i kthejmë efektet e së kaluarës në një të ardhme fisnike, në të cilën i shërbejmë qëllimit të një tërësie më të gjerë.
Të gjithë jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me njeri-tjetrin.
Thuhet se asnjë qënie njerëzore nuk mund të ngrihet mbi gabimet e tij individuale pa ngritur, të paktën, tërë trupin e tij, pjesë e së cilës ai është e pashkëputshme.
Çdo lëvizje, çdo veprimi jonë, ndikon në të gjithë elementët e tjerë të botës sonë.
Ndërsa përmirësohemi si qënie njerëzore, bota jonë ngrihet pak më lart.
Pra, le të veprojmë gjithnjë e më shumë nga natyra jonë më e thellë kur fillojmë ta transformojmë karmën në dharmë.

Burimi:

Australian Concise Oxford Dictionary

Barker, E. Trevor (comp. & transcr.), The Mahatma Letters to A.P. Sinnett

Blavatsky H.P., The Key to Theosophy

Hanson, Virginia (ed.), Karma Rhythmic Return to Harmony

Komento dicka rreth kesaj teme

Related posts