Për të qenë të sigurt se fëmijët përdorin internetin në mënyrë të duhur, prindërit duhet të:
- Edukojnë fëmijët në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë, duke inkurajuar ata që të përdorin njohuritë dhe instinktin e tyre për të qenë të sigurt gjatë përdorimit të internetit.
- Qëndrojnë në gatishmëri për t’u përfshirë, angazhuar në aktivitet online së bashku me fëmijët e tyre, pasi që angazhimi i prindërve ka një efekt të fuqishëm mbi përvojën e fëmijëve të tyre, duke promovuar sjelljet pozitive.
- Lexojnë së bashku me fëmijët tyre kushtet e përdorimit të faqeve të internetit para se ata të hyjnë në ato faqe, diskutojnë së bashku masat e sigurisë, të vendosin disa rregulla themelore dhe të monitorojnë përdorimin e internetit për t’u siguruar se rregullat janë respektuar.
- Bisedojnë me fëmijët e tyre për aktivitetet e tyre në internet dhe se me kë komunikojnë. Fillimi dhe mbajtja e këtij dialogu është vendimtare për të ndihmuar dhe për të mbajtur fëmijët të sigurt gjatë përdorimit të internetit.
- Kontrollojnë për të parë nëse faqja e internetit ofron mundësi teknike të tilla si:
- Filtrim dhe kontroll prindëror;
- Ruajtja e historisë së përdorimit të faqeve nga fëmijët e tyre;
- Moderimi i përdorimit të faqeve nga ndonjë person i autorizuar i asaj faqeje apo në mënyrë automatike, i cili shërben për bllokimin e materialeve ofenduese, duke reaguar ndaj sjelljeve të dyshimta dhe duke paralajmëruar përdoruesit;
- Postimin e fotograve dhe videove;
- Raportimin dhe bllokimin e shërbimeve dhe materialeve të pa përshtatshme për fëmijë;
- Verikimi i moshës.
- Qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë menjëherë në qoftë se kuptojnë se fëmijët e tyre, ose të ndonjë prej miqve të tyre, kanë bërë ndonjë sjellje jo të mirë online. Disa faqe në internet janë shumë të rëndë- sishme për jetën sociale të fëmijëve. Nëse fëmijët kanë frikë se do t’u ndërpritet qasja në këto faqe, ata ka gjasë që të llojnë të paraqesin këtë problem në mënyrë publike në internet nëpërmjet postimeve të ndryshme.
- Këshillojnë fëmijët për të mos ua treguar fjalëkalimet e tyre miqve, anëtarëve tjerë të familjes apo të panjohurve.
- Mësojnë kulturën e komunikimit në internet, rreziqet e mundshme dhe përdorimin e sigurt të internetit.
Burimi: InternetiSigurte.org
Komento dicka rreth kesaj teme