Ritmi i shpejtë i zhvillimit të teknologjisë dhe mënyra në të cilën të rinjtë janë aftësuar për përdorimin e kësaj teknologjie vazhdojnë të sdojnë sigurinë e fëmijëve në internet. Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët llojnë t’i përmirësojnë shkathtësitë për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative. Në ketë mënyrë ata krijojnë një lloj pavarësie e cila nxit zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave për qasje në faqe të internetit që kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.
Në përgjithësi, por jo vetëm këto, rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të jenë si vijon:
- Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe zike në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës.
- Rrezik për dëmtime zike, ngacmim, abuzim zik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët aranzhojnë dhe realizojnë takimet e drejtpërdrejta.
- Ekspozimi ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme, si pornogra, lojëra të ndryshme dhe kontaktet me përdorues të panjohur.
- Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme nga vet fëmijët tuaj.
- Ekspozimi ndaj ‑alimeve, teksteve dhe imazheve raciste dhe diskriminuese.
- Të pretenduarit e të qenit dikush tjetër, me qëllim për të mashtruar, dëmtuar, ngacmuar apo detyruar dikë tjetër.
- Zbulimi i informatave personale mund të çojë deri te rreziku i dëmtimit zik.
- Kontakte të padëshirueshme, veçanërisht me mashtrues me të rritur, që paraqiten si fëmijë.
- Rreziku nga vetëdëmtimi që vjen si pasojë e sjelljeve të dhunshme dhe destruktive të fëmijës tuaj.
- Marrja dhe postimi i fotove të papërshtatshme, pa marrë paraprakisht lejen, mund të jetë e dëmshme për të tjerët. Shkelja e të drejtave të autorit, p.sh. shkarkimi i muzikës, lmave dhe programeve televizive për të cilat duhet të paguhet për t’i poseduar.
- Përdorimi i paautorizuar i kredit kartelave të prindërve apo të të tjerëve për pagesa në faqe të ndryshme të internetit.
- Përdorimi i llogarisë së prindërve pa pëlqimin e tyre kur kërkohet pëlqimi i prindërve për të aktivizuar qasjen në materiale që mund të konsiderohen si të dëmshme për fëmijët.
- Shpifja dhe dëmtimi i reputacionit.
- Falsikimi i moshës së një personi ku fëmijët pretendojnë të jenë më të vjetër, me qëllim për të fituar qasje në faqet e internetit që janë të lejuara vetëm për të rritur dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.
Burimi: InternetiSigurte.org
Komento dicka rreth kesaj teme