miku Tetor 28, 2018

Karakteristikat themelore të Demit janë se ndjen gjithmonë nevojën të rrethohet nga dashuria dhe atmosfera e këndëshme, të ketë shijime materiale, shpirtërore dhe emocionale.
Demi, i qendrueshëm dhe konservator, është një nga shenjat më besnike, i gatshëm të rezistojë dhe të këmbënguli derisa të ketë sukses në qëllimet e tij.
Praktik dhe me këmbë mbi tokë, është shenja që korr frytet e punës dhe mundeve të tij në përgjithsi.

Avantazhet e Demit: Besnik, Përgjegjës, I Duruar, I përkushtuar, Bujar
Disavantazhet e Demit: Posesiv, I Papajtueshëm, Kokëfortë

Pëlqen: Atmosferën Romantike, Gatimin, Kopshtarinë, Rrobat me cilësi.
Nuk Pëlqen: Ndryshimet e Papritura, Komplikimet, C’dolloj Pasigurie, Rrobat dhe Materialet e Lira.

Karakteri i Demit

Demi hyn në Shenjat e Tokës, si Virgjëresha dhe Bricjapi, dhe si karakter i tillë ka aftësinë të shohë gjërat brenda një perspektive “të bazuar”, praktike dhe realiste.
Atë që dikush kollaj mund ta interpretojë si mentalitet kokëfortë, në fakt varet nga angazhimi dhe aftësia e tij këmbëngulëse të përfundojë detyrimet që ka me çdo kusht.
Kjo i bën Demat punëtorë të përsosur, miq dhe kolegë të shkëlqyer, që ndodhen gjithmonë aty për njerëzit që vlerësojnë.
Si Shenjë Tokësore, janë tepër mbrojtësa, konservatorë ose materialistë disa herë.
Ndërkohë, fakti që janë materialistë, nuk i pengon aspak të jenë një nga shenjat më bujare.

Demi dallon për këmbënguljen e tij dhe kjo e bën veçanërisht të pavarur.
Kërkon që të bëhen gjërat me metodën e tij.
Me këmbënguljen që posedon, Demi arrin të përfundojë detyrimet e tij mjaft mirë dhe pa patur fare nevojë për ndihmë.
Kalon mirë dhe vetëm, pasi kështu ka kontrollin e jetës së tij të përditshme dhe jeton me mënyren që preferon.

Bota e Brendshme e Demit

Demi sundohet nga Aferdita, planeti i bukurisë, dashurisë, epshit, kënaqësisë, por dhe i krijimtarisë dhe mirënjohjes.
Këto karakteristika e bëjnë Demin një guzhinjier, kopështar, të dashur dhe artist të shkëlqyer.
Janë besnikë dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura, kritikat ose sjelljen agresive.
Janë përgjegjës dhe bujarë përballë të tjerëve, por emocionalisht të pambrojtur nëse i lëndon ose i shkakton pasiguri.
Megjithatë, pavarësisht nga dobësia e tyre emocionale, Demat kanë një aftësi të veçantë të gjejnë zgjidhje dhe të shprehin zërin llogjik të praktikës përballe çdo situate kaotike.

Demi dhe Shoqëria

Demi ka shumë pak shokë të ngushtë, edhe pse rrethohet nga një cikël i madh të njohurish.
Ata pak njerëz që ka pranë tij, i mbron dhe kujdeset.
I trajton si pjesëtarë të familjes dhe është plotësisht besnik dhe i besueshëm.
Gëzon, gjithashtu, rolin e të qenurit mikpritës.
Do kujdeset për miqtë e tij dhe nëse vendos të organizojë ndonjë festë, do sigurohet se nuk mungon asgjë.
Me të panjohurit, është pak sa i turpshëm dhe nuk hapet kollaj.

Demi dhe Puna

Demi mund të bëhet një biznesmen i fuqishëm dhe këshillat e tij mbi çështjet ekonomike janë të çmuara.
Vendos qëllime të larta dhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që zotëron, arrin tja dalë mbanë, akoma dhe nëse dikush tjetër do dorëzohej nga çdo përpjekje.
Di si të fitojë para dhe nuk harxhon kot, edhe pse shpesh dashuria e tij për lluks e nxit në shpenzime të mëdha.
Megjithatë, nuk do i shpenzojë të gjitha paratë, duke shkaktuar dëm në ekonominë e tij, pasi pasiguria ekonomike i shkakton ankth të madh.

Nëse bashkëpunoni me një Dem, do kuptoni se janë njerëz të qetë, të qendrueshëm, mundeni të mbështeteni mbi ta dhe arma e tyre më e fortë është këmbëngulja.
Shpesh herë japin përshtypjen e gabuar se u pëlqen të jenë dembelë.
Përkundrazi, nëse i jepni Demit një punë të përcaktuar dhe të qartë, të jeni të sigurtë se do tia dalë mbanë.
Demit i pëlqen ambjenti i punës të jetë i qetë, nuk preferon aspak klimën negative.
Metodik në punën e tij, do e përfundojë patjetër edhe pse ndjek një metodë të tijin.
Nëse arrini të kuptoni ritmet me të cilat lëviz, atëherë do e lehtësoni jetën tuaj, duke zhdukur ankthin dhe kontrastet.

Temperamenti i një Demi

Demi është tepër i ndjeshëm.
Mund të fyet ose plagoset kollaj me vërejtjen tuaj më të vogël.
Madje mund të bëhet kokëfortë, kur dikush vendos ta detyrojë për diçka që nuk dëshiron ta bëjë.
Kjo kokëfortësi, disa herë e bën të mos merret fare me objektin që i krijon problem.

Demi në thellësi

Demit, sic e thamë dhe më lart, nuk i pëlqejnë ndryshimet.
Kur ndjen se diçka fillon të ndryshojë në jetën e tij, shqetësohet dhe bëhet nevrik.
Gjithçka e panjohur i shkakton frikë.
Ka nevojë për organizim në jetën e tij, pasi përndryshe do jetë në ankth.
Kur gjendet para situatave dhe përvojave të reja, do bëjë c’është e mundur ti parandalojë, për të shmangur ndjenjën e pasigurisë.
Nuk i shpreh hapur ndjenjat e tij dhe e ruan botën e tij të brendshme për veten e tij.
Nuk u lejon të tjerëve të perceptojnë ndjeshmërinë e tij dhe kjo ka si pasojë të plagoset, sepse i merr të gjitha personalisht.

Demi me pak fjalë

Demi është shenja me këmbënguljen më të fuqishme, edhe atëherë kur të gjithë japin dorëheqje.
I fuqishëm dhe i vendosur, me karakterin e këmbënguljes, diçka që nuk përbën me doemos disavantazh.
Kjo këmbëngulje e bën të përballet me të gjithë dhe të gjendet në luftime me karaktere të tjera të fuqishme.
Gjithashtu, nuk i pëlqejnë ndryshimet.
Preferon rutinën e njohur të jetës së tij.
Në përgjithësi është njeri i thjesht, pa shumë tensione.

Por i gjithë zemërimi i tij do të shfaqet, nëse dikush përpiqet ta ngacmojë, pasi nën sipërfaqen e tij të qetë, fshihet një acarim i tmerrshëm.
I pëlqejnë ngjyrat e forta dhe gjithçka tjetër mund të tërheqë shqisat e tij.
Dashuron materialet dhe shtëpia e tij është e zbukuruar, me shumë gjëra.
Është person i qetë, nuk i pëlqen objektet vezulluese dhe ekzagjerimet.
Preferon një ambjent të rehatshëm dhe krijimtar.
Kërkon sigurinë në çdo kuptim, në shtëpi, në marrëdhënie madje dhe në karrierë.

Mund të bëhet misterioz, kokëfortë dhe kurrnac.
Disa herë bëhet indiferent dhe dembel dhe pa dyshim është dominuesi i zodiakut për vonesat.
Por kur do shumë diçka, ka një shtyrje të fortë dhe të vazhdueshme që askush nuk e vërteton dot dembelizmin e tij.
Sekreti është se, përsa i përket vetes së tij, përtacia nuk egziston.

Demi dhe Marrëdhëniet

Demi Mashkull
I butë por dhe i fuqishëm njëkohësisht, Demi mashkull shpesh…ngatërrohet, bëhet pretendues dhe posesiv.
Nga momenti që krijon një opinion, shumë vështirë se ndryshon mendim, përderisa kokëfortësia e tij është e pashmangshme.
I pëlqen jeta e pasur erotike dhe sundimi nga Afërdita, e fton shpesh në eksperimentime.
Ai pohon se është besnik.
Por e vërteta gjendet diku në mes.
Po, është besnik me marrëdhënien e tij!

I pëlqen harmonia por tronditja më e vogël do e shndërrojë… Kazanovën tuaj në një person pa vlera!!
Do ta njihni në restorante të shtrenjta (qiellza është pika e tij..e dobët) në fast foods, ose në koncerte.
Demat meshkuj çmenden pas muzikës dhe shpesh kanë zë të mrekullueshëm.
Kjo shenjë ka lidhje të menjëhershme me paratë, me bankat dhe këmbimin e valutave.

Demi mashkull dashuron vërtet dhe thellësisht.
Me sinqeritetin dhe butësine e tij bëhet më i miri, ndërsa “lojërat” me ndjenjat e tij e shndërrojnë në një Dem agresiv të papërmbajtshëm!
E pëlqen martesën, por nuk pëlqen aspak idenë e tradhëtisë.
Bëhet fjalë për një Bashkëshort dhe të Dashur ideal njëkohësisht.

Është punëtor dhe që nga momenti që mund të martoheni me të, harrojeni karrierën tuaj!
Ka një xhelozi të pashërueshme dhe mund tju lerë në “baltë”!
Do jetë shtylla juaj, mbështetja më e madhe e jetës suaj.
Por nevojitet të gjeni “butonin” e tij, pasi shpesh herë bëhet detyrues duke u munduar tju tregojë angazhimin e tij total.

Si është të kesh partner një Dem mashkull?

Demi mashkull është tepër llogjikues, nuk është njeriu që do tju mashtrojë.
Është praktik dhe shumë i qendrueshëm.
Preferon një marrëdhënie cilësore dhe jo femrën e një nate.
Do kërkojë me kujdes, para se tju afrohet.
Është tepër i durueshëm, kur bëhet fjalë për një marrëdhënie.

Do analizojë situatën dhe pasi të sigurohet se femra që i intereson ka diçka ti ofrojë, vetëm atëherë do i dorëzohet.
Është romantik, do e vendosë partneren e tij në një podium, do e mbrojë dhe do e adhurojë.
Sapo të zgjedhë partneren e tij, do jetë mjaft bujar, i përkushtuar dhe besnik.

Nuk do mërziteni me të, edhe pse nuk është zgjidhja më e mirë për një femër që kërkon aventurën dhe entuziasmin.
Ky mashkull i përshtatet femrës që kërkon stabilitetin dhe rehatshmërinë, është «shtylla» e shtëpisë dhe familjari origjinal.
Nuk i frikësohet detyrimeve, prandaj dhe premtimi nuk përbën problem për të.

Demi Femër

Afërdita që sundon këtë shenjë, karakterizon veprimet dhe sjelljen e saj nazeqare.
Është praktike, di se cfarë do dhe mbi të gjitha, di se si ta fitojë.
Si shenjë e Tokës ndjehet mrekullueshëm brenda ngjyrave tokësore, por shijon veçanërisht hijet e ngjyrës rozë dhe bojëqielli që shkojnë me linjat e saj të zbehta.

Femra e shenjës Demi dallohet nga besnikëria, vendosmëria dhe stabiliteti i saj, dhe ndjehet shumë e lumtur brenda sigurisë materiale dhe emocionale.
Afërdita, e bën këtë femër, të vendosur dhe besnike.
Dashuria nuk është një ngjarje e rastësishme për të, por diçka që do zgjasë një jetë.
I pëlqen bukuria dhe harmonia në marrëdhënie dhe është shumë romantike.

Ndërkohë shijon flirtimin, kur dhe nëse shfaqet në jetën e saj, madje edhe gjatë martesës së saj.
E impresionojnë në veçanti shijet sensuale.
Ka të zhvilluar shqisën e prekjes, dhe shijon të prekë, të përkëdhelë.
Zotëron talente artistike, të cilat i përdor për tu “arratisur” nga problemet e saj.
Optimizmi dhe mirësia e saj e bëjnë atë të famshme në çdo festë, apo ngjarje shoqërore.

E vetmja dobësi e saj, është xhelozia e tepruar dhe posesiviteti.
Do të sigurohet se bashkëshorti i saj është ekskluzivisht dhe vetëm i saj, dhe disa herë e detyron.
Adhuron fëmijët dhe shumë herë i llaston, pasi nuk mundet tju prishë asnjë qejf.

Si është të kesh partner një Dem femër?

Femra e shenjës Demi është Profesorja e Joshjes.
Do e marri atë që dëshiron, madje dhe nëse nevojitet të presi me durim të pabesueshëm.
Ka nevojë për stabilitet dhe siguri, nuk do e durojë mashkullin që nuk është i drejtë përballë saj, dhe e drejton në një të ardhme të pasigurt.
Preferon traditat e vjetra, e vendosur, mbrojtëse, mbështetëse, e dashur, e përkushtuar dhe besnike.
Nuk ka frike të dhurojë dashuri në një marrëdhënie.

Kjo femër është ideale për mashkullin që i pëlqen të përkujdeset, mjafton të jetë besnik dhe i përkushtuar.
Ka mjaft për të dhënë, por pretendon të marrë më tepër në këmbim.
Mbani mend, femra e shenjës Demi është shumë e ndjeshme, edhe pse nuk i duket.
Flirtojeni dhe përpiquni vazhdimisht ta impresjononi, pa dyshim do e fitoni zemrën e saj dhe do bëhet e juaja përgjithmonë.
Nëse i kënderviheni, do shihni të humbasë gjakftohtësinë e saj dhe të bëhet kokëforte e madhe.
Nëse ndonjëherë tradhëtoni besimin e saj, do jetë pothuajse e pamundur ta rifitoni sërish.

Si të fitosh zemrën e një Demi?

Kushdo që synon të fitojë zemrën e një Demi, mashkull apo femër, do duhet ti kushtojë kohë.
Mos u nxitoni në marrëdhënie me një Dem.
Eshtë tepër i duruar dhe pret të njëjtën gjë dhe nga ju.
Bëjeni të qeshë, nëse kalon bukur me ju, do e kërkojë vazhdimisht shoqërinë tuaj.
Rruga drejt zemrës të një Demi kalon gjithmonë dhe nga stomaku.
Gatuajini diçka ose dilni me të në ndonjë restorant dhe bisedoni për gjërat që i interesojnë, i pëlqen të bisedojë për ekonominë, punët dhe cështjet praktike.

Demi në shtrat

Janë të dashur me pasion.
Kanë rezistenca të mëdha fizike dhe kjo zëvendëson mungesën e cilësisë në jetën e tyre erotike.

Janë të dashurit që japin gjithë qënien dhe jetën e tyre, pa kërkuar asgjë në këmbim.
Të dashur, të zjarrtë, të ndjeshëm, njohin mjaft mirë “hiletë” e dashurisë.
Një nga ato hile është të “duken” indiferent, ndërsa “përbrenda” tyre “digjen”!
Ndërsa i frikësohen çdo gjëje të panjohur, tërhiqen seksualisht nga lloje të cuditshme personash, “të ndryshëm”, “të pazakontë”.

E jetojnë seksualitetin lirshëm dhe e vetmja që mund ti frikësojë është të mos humbasin lirinë e tyre.
I pëlqejnë surprizat dhe situatat e parpitura.
Partneri i Demit duhet të dashurojë aventurën me të gjitha shqisat, që të mund të bashkëjetojë me të.

U pëlqen rinovimi erotik.
Stimulohen nga një atmosferë e veçantë dhe dëshirojnë vazhdimisht përvoja të reja dhe të ndryshme në shtrat.
Përkedheljet dhe ngrohtësia kanë rëndvsi të veçantë për ta, gjithashtu dhe fantazitë e tyre.

Zonat Erotike të Demit

Qafa është zonat më erotike e Demit.
Fërkojani lehtë qafën, putheni butë, mjafton një përkedhelje e lehtë dhe do ta bëjë të shkrihet si akulli.
Bëjini masazh rreth qafës, do e kënaqi dhe do e qetësojë më tepër, duke ndezur njëkohësisht shkëndijën e pasionit.

Ky artikull është një prodhim origjinal – Burimi: ChatoShqip.com

Komento dicka rreth kesaj teme