miku Shtator 27, 2018

Askujt nuk i pëlqejnë gënjeshtrat
Aq më keq, kur na thonë gënjeshtra.
Dhe janë ato raste, kur kemi dikë të panjohur përballë, dhe nuk dimë nëse na thotë të vërtetën apo jo.
Dhe mendojmë, sikur të egzistonte sekreti me hundën e Pinokut, të zmadhohet me çdo gënjeshtër.

Duket se nuk nevojitet hunda e Pinokut për të «zbuluar» nëse dikush ju gënjen.
Mund të kuptoni shumë lehtë dhe me shumë mënyra.
Këtu, po ju paraqesim disa nga mënyrat:

Ju shikon shpesh herë në sy

Një shenjë e madhe që dikush po ju thotë gënjeshtra është se ai ju vështron intensivisht.
Sipas analistit të sjelljes, dr. Lillian Glass dhe libri i saj, “Gjuha e Trupit të Gënjeshtarëve”, çfarë ndodh me gënjeshtarët është se ata vijnë në kontakt me sytë.
Kjo për shkak se ata mendojnë se “kontrollojnë dhe manipulojnë” të tjerët.
Amatorët gënjeshtarë, shmangin shikimin në sytë tuaj, nga frika se do t’i kuptoni.

Mbulojnë gojën e tyre

Kur njerëzit thonë ndonjë gënjeshtër, mbulojnë gojën e tyre.
Kjo është e çuditshme, sepse në njëfarë kuptimi, tërheqin vëmendjen për pjesën e gënjeshtrës që del.

Sipas Glass, kur disa mbulojnë gojën e tyre, nënkuptojnë se nuk zbulojnë gjithçka dhe me këtë mënyrë “mbyllin komunikimin”.

Ose me fjalë të tjera, përpiqen të fshehin diçka.
Kështuqë, herën tjetër qe do të hasni një lëvizje të tillë, vihuni në dyshim
Levizje të lira të kokës

Kur dikush tund kokën dhe njëkohësisht flet, mund të mbështeteni tek ajo që thotë. Megjithatë, nëse tundja e kokës vjen më vonë, mund të jesh përpara një gënjeshtari.

Vëzhgoni këmbet e tyre

Sipas studiuesve të Psikologjisë, gënjeshtaret kanë tendencën të mbajnë këmbët nga dera/porta apo dalja më e shpejtë, kur thonë ndonjë gënjeshtër.
Kjo do të thotë një dëshirë fizike dhe psikologjike për një largim të shpejt.

Kolliten ose përtypen

Sipas ish agjentëve të CIA-s, Michael Floyd dhe Susan Carnicero, gënjeshtarët pastrojnë grykën e tyre para se të thonë një gënjeshtër.
Kjo ndodh sepse mund të kenë ankth ose tju ndodhë si një reagim fiziologjik.

Shumë informacione

Ju ka ndodhur ti bëni dikujt një pyetje specifike dhe tju kthejë më shumë informacione nga çfarë kërkuat?
Eshtë sepse nuk ju jep të vërtetën e plotë.
Me një lloj mënyre mendojnë, se «bombardojnë» tjetrin me shumë informacione të padobishme, ta çorientojë dhe në fund të harrojë përse pyeti.
Kështuqë, ta dini herën tjetër, që nuk do merrni një përgjigje të drejtë, përgatituni për gënjeshtrën, që do vijë.

Ndalesa dhe vonesa në përgjigje

Nuk është vetëm ajo që thotë, por se sa shpejt e thotë.

Për pjesën më të madhe, nëse dikush thotë të vërtetën, ai do ta thotë shpejt dhe pa hezitim.
Por nëse fsheh diçka, do të duhet më shumë kohë për t’u përgjigjur, pasi duhet ta përpunojë gënjeshtrën.

Burimi: ChatoShqip.com

Komento dicka rreth kesaj teme