miku December 22, 2017

Ashtu siç të gjithë e dim, bisedat e para janë si takimet e para, egzistojnë disa mënyra për t’i bërë asaj përshtypje në chat herën e parë. Keni degjuar duke thënë se “përshtypja e parë është përshtypja e fundit”. Pra, është shumë e rëndësishme mënyra se si flasim në chat. Zakonisht të gjithë kemi pak stres kur fillojmë bisedën me dikë që na pëlqen.

1 # Jeni i sigurt për atë që thoni.

Shumica prej jush keni dëgjuar këtë fjali “duhet të jeni të sigurtë”, besoni se siguria funksionon. Para se të filloni bisedën me vajzat është e nevojshme të rregulloni qëndrimin. Ju duhet të keni një qëndrim që do të fitojë. Sipas një hulumtimi të gjitha vajzat duan njerëzit që janë frymëzues dhe ambicioz dhe ky lloj qëndrimi do të ju ndihmojë intensivisht për t’i bërë përshtypje një vajze kur bisedoni në chat. Vajzat një ashtu edhe djemtë të cilët janë të sigurt dhe të cilët janë të hapur në të folur dhe përpiqen të jenë të sinqertë, lehtë mund të shohin magjinë si personi tjetër tërhiqet nga ju si një magnet.

2 #Chat në tema interesante.

Pasiqë kaloni pjesën më të vështirë për të ju afruar asaj, është koha të filloni të flisni mbi disa tema interesante. Mundohuni të filloni me disa pika si ku i keni mbaruar studimet? Çfarë ushqimi ju pëlqen më shumë?, etj. Filloni biseda të vogla pastaj vazhdoni me tema tjera interesante si psh:

Filmi i preferuar?
Gjëra të preferuara për t’i bërë vetëm?
A ju pëlqen shopping-u?
Çfarë hobi keni?
A besoni në dashuri?, etj.

3 #Fokusohuni kur bisedoni me të.

Në qoftë se filloni të bisedoni me të mos flisni për të tjeret, bëni pyetje rreth saj, vajzave ju pëlqen shumë të flasin për vetën prandaj inkurajoni atë të tregoj më shumë për vetën. Mundohuni të mbani bisedat në lidhje me mendimet tuaja dhe gjërat që mund t’i lëni përshtypje asaj si hobi, pasionet etj.

Pasioni juaj është e vetmja mënyrë për të bërë shkëndijë në mendjen e saj. Mundohuni të tregoni të gjitha gjërat për vetën për të arritur atë që doni, cili ushqim ju pëlqen dhe shumë gjëra që e bëjnë ate të mendojë dhe të ndjehet se ju jeni njeri i përsosur për të. Bëni atë që mund të bëni, por mos e bëni bisedën të mërzitshme.

4 #Bëhuni unik.

Pasi kaloni një kohë të gjatë në chat ju mund të vlerësoni nëse asaj i pëlqen të bisedojë me ju apo jo, nëse po! është koha të kaloni në një nivel tjetër. Ne e dimë se njoftimi me një vajzë të re apo grua të pjekur zgjon ndjenja të ndryshme. Vajzat janë gjithmonë të thjeshta dhe plot me ëndërra për djemt. Mundohuni të bëni disa biseda romantike. Të bëni diçka të tillë që mirësia jote, kujdesi dhe karakteristikat e dashurisë  e bëjnë atë të ju afrohet edhe më shumë.

5 # Bëhuni i durueshëm.

Pas sesionit të gjatë në chat është koha që të jeni të durueshëm. Në mes të chat-it është një moment kur ju duhet të siguroheni që të jeni vetvetja dhe nuk do të keni nevojë më për t’u përgatitur aq shumë. Mundohuni të bisedoni natyrshëm. “Shkoni me rrjedhën”. Besoni se funksionon.  Duke qenë të durueshem ju do të gjeni mbretëresha tuaj të dëshiruar.

Pra, këto janë disa taktika se “Si  të bisedoni me vajza” dhe gjithmonë mos harroni të hapni dyert për të ku do që shkoni, ky gjest do të ia shtojë statusin “zotëri” në imazhin tuaj. Dhe mos harroni gjithmonë vishuni bukur nëse dilni në takim. Me këto këshilla, mund të filloni një bisedë kurdo dhe të impresiononi një vajzë të bukur në chat.

Burimi: http://www.albanianfriends.com

Komento dicka rreth kesaj teme