miku Shtator 27, 2018

Tradhtia bashkëshortore pushon së qeni një vepër penale

Ligji theksonte se çdo njeri që ka marrëdhënie seksuale me një grua të martuar pa lejen e bashkëshortit të saj kryen vepër penale të dënueshme me burgosje pesëvjeçare.

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi të Enjten se kurorëshkelja nuk do të konsiderohet vepër penale tani e tutje, duke gjykuar antikushtetuese dhe diskriminuese kundër grave një ligj kolonial që të penalizojë veprën me një dënim me burg.

Ligji, i cili ishte në fuqi për 158 vjet, thekson se kushdo mashkull që ka marrëdhënie seksuale me një grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, kryen vepër penale të dënueshme me pesë vjet burg.

Duke njoftuar vendimin, gjykatësi ka thënë se tradhtia bashkëshortore mund të jetë një bazë për çështjet civile, të tilla si shkatërrimin e martesës, por nuk mund të konsiderohet si një vepër penale.

Ai shtoi se ligji diskriminon gratë, duke vënë në dukje se “trajtimi i padenjë (per femrat) shkel Kushtetutën.”

Gjykata vendosi se ligji i mohon grave të drejtën për të zgjedhur dhe i trajtonte si pronë e meshkujve.

Siç përshkruan BBC, është e paqartë se sa njerëz janë ndjekur penalisht sipas këtij ligji pasi nuk egzistojnë të dhëna në dispozicion.

Burimi: ChatoShqip.com

Komento dicka rreth kesaj teme